Kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të opozitës?

16 Qershor 2019, 19:30Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Edhe pse (ish) opozita e di fare mirë se pushtetin nuk e merr kurrë me dhunë apo aq më keq me “revolucion”, kryetari i PD nuk po rresht së kërkuari nga “populli dhe policia të mos i binden më qeverisë, të mos zbatojnë më ligjin, të mos e njohin më qeverinë Rama”.

Në situatën kur faktori ndërkombëtar po kërkon me ngulm uljen në dialog, kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të PD, kujt i shërbejnë ultimatumet e tij, kujt i shërbejnë paralajmërimet dhe kërcënimet e tij ndaj uniformave të shtetit, kujt i shërbejnë nxitjet e tij për “mosbindje civile” ? Si mund të flasë një kryetar partie, një kryetar opozite, një njeri i politikës “europianiste” në këtë mënyrë, sikur të ishte diku larg në Amerikën Latine, dhe jo në mes të Europës.

Opozita (apo më mirë PD) e ka provuar edhe herë të tjera rrugën e dhunës, e ka provuar edhe herë të tjera “revolucionin” për marrjen e pushtetit dhe ka dështuar. E ka provuar edhe herë të tjera rrugën e revoltave “popullore” duke injoruar votën e lirë, dhe ka dështuar. SHBA dhe Europa e ka injoruar dënuar dhe i ka kthyer shpinën çdo tentative, për të rrëzuar me dhunë një qeveri legjitime, duke rrezikuar lirinë dhe demokracinë.

Thirrjet e kryetarit të opozitës kanë një vazhdimësi të habitshme, edhe kur ndjekësit e tij thyejnë ligjin, edhe kur ndjekësit e tij thyejnë xhamat, djegin kryeministrinë, djegin gomat dhe bllokojnë akset rrugore, edhe kur grinden mes tyre, edhe kur vartësit e tij nxisin turmat e “irrituara” ndaj kryeministrit.

E ndërsa faktori ndërkombëtar ka dënuar dhe dënon çdo akt dhune, çdo pengesë për dialogun mes palëve, kur ka dënuar dhe dënon ashpër çdo parti dhe politikan që me dashje pengon procesin zgjedhor, i vetmi që nuk pyet për “imperializmin amerikan” mbetet kryetari kësaj opozite. Por më tragjikomike, situata bëhet kur zoti Basha zgjedh e nxjerr për komunikim me mediat Fatmirin e Gërdecit, i cili u kujton shqiptarëve (jo 26 viktimat e municioneve ) “rikthimin në diktaturë”.

Është qesharake tek shikon se si ata që duhej të ishin ulur me kohë në kafazin e të pandehurit dhe të jepnin llogari para organeve të drejtësisë, dalin në oborrin e SHQUP-it dhe “komentojnë” situatën politike, japin ultimatum për kryeministrin e kërcënojnë me “revoltë popullore”. Dhe kjo ngjet gjithmonë 2 orë pas thirrjeve të kryetarit të opozitës për “mosbindje civile”, ngjet gjithmonë 1 ose 2 orë pasi aleatët e kërrusur të PD mblidhen dhe

diskutojnë për “hallet e popullit”, duke hamendësuar se shqiptarët do të besojnë një grusht ish-pushtetarësh milionerë që janë provuar për 20 e ca vjet, në krye të qeverive dhe shtetit. Thirrjet dhe paralajmërimet e shpeshta ditët e fundit të kryetarit të opozitës për policinë, organet e drejtësisë apo dhe për “mosbindje civile”, nuk i dëgjon më askush.

Madje ato nuk po i marrin seriozisht edhe një pjesë e mirë e ndjekësve të tij, pasi janë të ndërgjegjshëm për efektin negativ që kanë sjellë dhe po sjellin në klimën politike dhe paqen sociale të Shqipërisë. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe jo provincë në Tibetin e largët, ndaj dhe politika sot më tepër se kurrë kërkon përgjegjshmëri personale, kontribute progresiste nga çdo individ, aktor dhe faktor i saj, sjellje europianiste jo me fjalë, por me vepra.

27 komente në “Kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të opozitës?”

  1. Zigur Qarri says:

    Ne te gjith Boten e kerkojn fajin tek Qeveria,ne Shqiperi tek opozita!Prandaj edhe nuk eshte çudi qe shkojn mbrapsh gjerat tek ne.
    Edhe Maqedonia na kaloi,dhe per kete e ka fajin i pjerdhuri Berisha,duke harruar se ne krye te Shtetit kemi zgjedhur nje skizofren
    qe merr vendime vetem nen efektin e droges,ne Qeverine e te cilit,nuk kalon Java pa nje afere korruptive!

    1. Dima says:

      Nje artikull bazuar ne fakte dhe argumente.Ky material duhet te jepet nga çdo gazete.Te pergezoj.

      1. Raimond Vlonjati says:

        Ky eshte nje artikull i nje sharlatani , qe i puth kembet pushtetit, nje pushteti si pushteti i Rames, qe mbeshtetet tek Trafikantet e droges, dhe tek kriminelet

        Nuk ka rendesi fare ca thote Opozita , rendesi ka qe ne kemi ne krye nje Kryem inister Hajdut, qe vjedh parate e shqiptareve neper tendera e ne taksa,
        \Ne kemi nje Kryeminsiter hajdut, qe nepermjet kriminelve,
        ju vjedh shqiptareve te drejten themelore , qe eshte e drejta e votes,, ,
        nje kryeminister qe e ka lene Shqiperine pa gjykate te Lart e pa Gjykate Kushteturese,
        ndaj ky Kryeminister duhet ndjekur nga pushteti me cdo mjet ,

        Cdoe gje tjeter qe thuhet, sic ben ky deficenti qe ka bere shkrimin nuk kane rendesi fare

    2. SPAK-u-drejtesi says:

      O Zigur kerriçi qe po rritesh e neser do behesh dhe ti gomar! Faji kerkohet tek ai qe e ben dhe nuk di une , te pakten, qe bota e kerkoa fajin tek qeveria vetem. Mire ne shqiptaret qe s’jemi si ju, po Amerika e Europa pse e kerkon fajin tek ish opozita apo dhe ata jane si ne apo ne si ata? Hajde, zbythu se u çave trapin njerezve me ato fjalet e tua qe i sherbejne tradhetise, hajduterise, kriminalitetit qe krijoi partia jote fashiste per 28 vjet me radhe!

    3. Shume e thjeshte i sherbejne vetem S A L I U T.

    4. prizem says:

      Ik or idiot i pa shprese…

    5. Naimi says:

      Po mire mor Zigur Qarri,ku ke qendrua prane Edi Rames ti qe e paske pare duke konsumuar droge? Apo vjen perdite ne sgtepine tende dhe konsumon naten me tet shoqe apo teteme?
      O Zigur mavria,po Rama si puna jote ben mengjes per mengjes nga nje dhe ia ve emrin Zigur.

    6. Kapedani says:

      Zigur kari, populli e di shumë mire qe fajin e ka qeveria ,dhe ne zgjedhje e di shumë mire kujt do ja japi voten .Prandaj ai pederi nga Hollanda te hyje ne votime se populli do e votoje .Prrallat me vjedhje votimesh tregoja satem eme .

    7. Amy says:

      Shume sakte analiza, Basha uleret dhe flet tere kohen idiotizma shpifje genjeshtra, te cilat nga goja e ketij personi te mbytur ne krim, askush nuk e beson dhe aq me pak e degjon, gri sallat ti basha, se populli eshte me ate qe punon dhe zhvillon, jo me hajdutet kriminelet mashtruesit genjeshtaret si puna e bashes me kompani.

  2. Olimpia says:

    I dashur Artur,artikulli eshte i mire ,por mos beni krahasime me Tibetin e larget ku megjithe largesine nga Pekini,ligjet zbatohen ne menyre matematike.Semundja e gazetarise sone.Edhe M.Nano ne ..zone e lire.. deklaroi se Rusia eshte nje vend cope cope,me i varfer nga ne.Kur Rusia ka te ardhurat per fryme 28000 dollare,pervec shume sherbimeve che shkollave falas,nderkohe qe eshte prodhuesi me i madh i naftes,gazit che grurit ne bote che la rezerva gjigande te lendeve te para.Cani,megjith idiotizmat u perpoq ta koregjonte,por nuk ishtemi sigurte.I theksova keto thjesht per korrektese duke qene i qarte per qendrimin rus ndaj nesh,

    1. Salijanis says:

      Olompskaja…… Ruset pra mbare populli Rus eshte ne gjendje shume te rende ekonopolitike. E them nga eksperienca personale Ata Jane si mos me keq. Me keq se Shqiperia e tanishme. Mund te krahasohen me. Shqiperine ne kohen e Saliut. Ata Jane me te vertete te pasur gjeominerare por industria e armeve i ka cuar ne drejtim te gabuar. Ata duhet te Marin shembull nga Kina…. Por mentalitet I dy popujve eshte diametralisht I kundert.

  3. alma tirane says:

    i sherbejne serbise, rusise dhe asnjehere shqiperise

  4. luan bregu says:

    Keto thirje I sherbejne anti-shqiptarve, kriminelve. hajduteve,te degjeneruarve dhe injoranteve, te cilit mendojne se jane te imunizuar nga keto thirje…….

  5. Luan Bregu says:

    Keto I sherbejne anti- shqiptarve, te koruptuarve, kriminelve, injoranteve dhe te gjithe atyre qe kane problem te hapura me drejtesine

  6. Luan Bregu says:

    Keto I sherbejne anti- shqiptarve, te koruptuarve, kriminelve, injoranteve dhe te gjithe atyre qe kane problem te hapura me drejtesine

  7. Zhanini says:

    Ju lutemi krahasoni protesten e sotme ne Hong Kong me protestat e Lulzim Bashes (linku eshte bashengjitur: https://globalnews.ca/news/5396234/hong-kong-protest-leader/)1/4 e popullsise se Hong Kongut mori pjese ne te. Kjo eshte ajo lloj i protestes popullore qe detyron ligjvenesit te nderrojne kurs!

  8. Shqiptari says:

    Sali vuk Karaxhici , i sherben mbreterise Serbe sic beri katragjyshi dhe babai i tij , duke vjedhur kulturen Shqiptare teaditat e zakonet dhe krijoj nje shtet fantazem ashtu si Grekia nqs nuk kultojne qe Jane ndertuar nga ata qe luftojne me kushtetutes dmthn gjithmon me keq do vene, LIGJET E FIZIKES.

  9. USA says:

    Politikanet shqiptare po vdesin nga frika ?? usa te gjithe Ka lajme interesante kjo Jave. Nuk ka pQe per politikanet kriminalizuar 30 vjeteve.

  10. Alban Dega says:

    SA TE JESH TI NE KRYE TE OPOZITES
    SA TE JETE SALI BERISHA KRYE TEJE E…

    …“ Bandes se Gangstereve” Politike, familjare e oturako- mediatike Edi Rama do te jete Kryeminister e Kryetar i Shqiperise !
    Sa te mbani dhunen e Revolucionit bolshevik e kastrist ne goje,
    Sa te kercenoni me plumba ballit e snajper ekzekutore kryeministrin e qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nen syte e nen kontrollin total tuajin,
    Sa te vazhdoni me “ mosbindjen civile” te Saladinit sipas porosive dhe urdherave per “ Lufte Civile” te Vladimir Putaninit
    Per sa kohe te beni argatin e doren e zeze te Athines, Beogradit, Moskes te dreqit dhe te birit
    Per sa kohe kohe ti beni karshillek e flisni me gjuhen e Qoftelargut te pare ndaj aleateve tane strategjik SHBA-se Evropes …
    Persa kohe nuk i ktheni 25 miliarde dollaret e djerses dhe mundit, pasurive e pronave, punes dhe gjakut te vjedhura e plackitura shqiptareve dhe Shqiperise per 27 vjet nga ju kryekriminelet, kryehajnat, kryevrasesit seriale te shqiptareve dhe Shqiperise, Edi Rama do te vazhdoje te qeverise dhe udheheqe Shqiperine qe duam !
    Jo pse nuk ka gabime, faje, jo pse eshte i persosur, por se eshte me i miri, me vizionar, me qytetar, me atdhetar, me demokrat, me properendimor e me proamerikan!
    Kush punon edhe Gabon
    Kush nuk punon
    Leh shume
    Po nuk kafshon !
    Han vetveten
    e fsheh te verteten!

  11. gjeramadhi says:

    zigur qarri do ta gjejme shtepine !! mos u merzit klysh kurve

  12. Veshgues says:

    Eh mer Artur i ka dhi rusia me koke ! Eshte e kote te kerkosh aresyetim dhe ndergjegje patriotike, ligjore dhe demokratike nga keta politikan te degjeneruar, qe jane shit shpirtin djallit!
    Duhet perballje! Ne cdo forme! Mjedis mbytes, mos pjesemarrje ne ato palo aktivitet e degjeneruara te tyre! Nga te gjithe!
    Nje klase poltike mekatare ka degjeneruar duke kaluar edhe vijat e kuqe qe qytetari i vendos per vehte per dinjitetin e tij.

  13. BRSS says:

    ZIGUR MOTREN NE PIDH TY DHE SALIUT TE SHKERDHEFSHA RRACEN

  14. good morning says:

    Sjua mban te merren me salen e merren me lulin.E ulet.Tjetri thote jam bere pishman dhe kam bere gabim qe zgjodha meten president.Gabimin paguaje vete me ata keshilltaret e tu.Zbatobet dekreti i metes e mbyllet kjo pune e 30 qershorit.Thote do kete zgjedhje me 30 qerdhor por nuk citon vitin, ndaj lodra fjalesh…

  15. Rusia eshte ulur kembekryq ne vendin tone, Shqiperi, nepermjet Lidershipit te PD dhe LSI, e per kete flet jo vetem afera e pastrimit te parave Ruse nga PD-Basha per nje takim&foto ne SHBA (fakte tashme te zbardhura nga FBI e te nisura per procedim ne drejtim te Prokurorise Shqiptare) , por dhe levizje jo te pakta (te vogla) te Ambasades Ruse ne Tirane si dhe do makinave me targa Ruse (sigurisht te ardhura nga Rusia), qe “shetisin” neper Tirane (jo Parking Hotelesh, por ne disa Rruge dytesore afer Qendrse se Tiranes pa me te voglin “shqetesim”), qe prej dy muajsh……………………..!!!

  16. fantoma says:

    Po shtroj një pyetje: Si ka mundësi që këto banda maffioze PD-LSI, bëjnë të 99-at në Shqipëri, nuk u hyn gëmb në këmbë, ndërsa “miqtë” tanë ndërkombëtarë “dënojnë” veprimet e tyre (ditën)…, mos vallë natën “i inkurajojnë”… ???!!! Them unë tani……………………………..

  17. fantoma says:

    Ndërsa ne, me injorancën tonë, mbetëm duke “fabrikuar” armiq të jashtëm e të brëndshëm dhe asnjëherë nuk kemi parë nga vetja jonë…!!! Dhe jemi…, këta që jemi…, ku edhe Zoti na ka harruar…!

  18. pa sharje or shqiptare, jeni vellezer or njerez, njeri shan , tjetri ofendon

    shkrimi eshte shume i sakte, kaq, mos ofendoni asgje nuk tregoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje