FOTOT: Humbën babain nga mungesa e transplantit, motrat bëjnë gjestin human... dhurojnë veshkat për të huajt

17 Qershor 2019, 10:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Humbën babain nga mungesa e transplantit, motrat bëjnë

Dy motra nga Illinois kanë bërë një gjest tepër human. Ato vendosën të dhuronin veshkat e tyre për dy të huaj pasi babai i tyre vdiq për shkak se nuk mundi të bënte transplantin e veshkave.

Bethany dhe Hannah Goralski iu nënshtruan operacioneve në mars 2019 në Northwestern Memorial Hospital në Çikago.

Babai i tyre, Mark Goralski, vdiq në shtator 2018 pasi nuk arriti të bënte transplantin e veshkave. Veshkat e tij pushuan së funksionuari si rezultat i betejës së tij të gjatë me sëmundjen e Crohn.

Bethany ishte përgatitur t’i jepte veshkën babait të saj, por mjekët i dhanë lajmin se ai nuk mund ta përballonte operacionin.

Dhe pas vdekjes së Mark, Hannah mori në telefon spitalin duke i thënë se do jepnin veshkat për njerëzit që kishin nevojë për transplant.

“Babai im gjithmonë na thoshte ti ndihmonin të tjerët. Njohja e shumë njerëzve që kanë nevojë për transplant veshke më shtyu që të dhuroja veshkën tim,”-tha 24-vjeçarja Hannah. Ndërsa motra e saj 25-vjeçare shtoi: “Shpresoj se ai do jetë shumë krenar. Në donim të siguroheshim që dy familje të mos përjetonim atë që përjetuam ne.” (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje