VIDEO: “Loja e Yjeve” dhuron spektakël edhe në rrjete sociale, gjyqtari dhe ‘kartoni’ i tij bëhen viralë

17 Qershor 2019, 17:16Sport TEMA

Pak ditë më parë, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës u luajt një ndeshje mjaft e veçantë ku protagonistë ishin Granit Xhaka dhe Milot Rashica, kundërshtarë me njëri-tjetrin në këtë takim.

Një nga momentet më të veçanta në fushën e blertë, ishte veprimi i gjyqtarit Genc Nuza.

Gjyqtari ndërkombëtar të cilit i ishte besuar ky takim, në asnjë moment vërshëlleu për faull dhe futi dorë në xhepin e pasmë duke dhënë idenë e një kartoni të kuq.

Pavarësisht protestave të futbollistit, gjyqtari nuk ndërroi mendje por nga xhepi nuk ka nxjerrë kartonin por një letër me të cilin fshiu djersët.

Ky veprim i Nuzës është bërë jo pak viral në rrjete sociale dhe është shpërndarë edhe nga një prej faqeve më të mëdha në Europë për sa i përket sportit, siç është “433”.

1 komente në “VIDEO: “Loja e Yjeve” dhuron spektakël edhe në rrjete sociale, gjyqtari dhe ‘kartoni’ i tij bëhen viralë”

  1. Juristi says:

    I modh fare arbitri.Funny.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje