Slita me qen ecën mbi akullin… e shkrirë

18 Qershor 2019, 09:26Lifestyle TEMA

Një foto e qenve që tërheqin slitën në ujë, realizuar nga meteorologu danez Steffen Olsen në Groenlandë, u përhap me shpejtësi në internet, për t’iu bashkuar albumit të fotove të arinjve polarë që po ngordhin nga uria, apo akullnajave të zvogëluara, që tregojnë pasojat e ngrohjes globale.

Zakonisht, “sezoni i shkrirjes” në Groenlandë zgjat nga qershori në gusht, me korrikun si muajin më të nxehtë.

Por këtë vit, shkrirja ka nisur më herët dhe deri më 13 qershor – dita kur Olssen bëri këtë fotografi – ishin shkrirë më shumë se 2 miliardë ton akull.

Olsen shkroi në Twitter se bashkësitë e njerëzve në ishull – kryesisht indigjenë – “kanë nevojë për akullin për transport, gjueti dhe peshkim”.

Ata do të jenë mes të parëve që preken nga shkrirja e akujve, por sipas tij, pasojat nuk do t’i vuajë vetëm Groenlanda dhe Amerika e Veriut.

Sipas një studimi, që prej vitit 1972, shkrirja e akujve i ka shtuar nivelit të detit 13,7 milimetra dhe ishulli është burimi kryesor me ujë i oqeaneve çdo vit.

Sipas studiuesve, duke qenë se dimri po bëhet gjithnjë e më i ngrohte, rreziku është që një ditë cikli i shkrirjes dhe ngrirjes të mos plotësohet më dhe akujt të zhduken përgjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje