Nga Astrit Patozi
Janë bërë gati për luftë, ose të paktën kështu po përpiqen të krijojnë idenë.
Njëri thotë se ka policinë, tjetri betohet se do të nxjerrë në rrugë ushtrinë, ndërsa më i dobëti po mburret me rojet e bashkive.
Po e kërcënojnë njëri-tjetrin egërsisht, duke mbllaçitur rreshta kushtetute, si të ishin copa torte, ku nuk ka rëndësi se ku e ngul thikën, sepse shija nuk ndryshon.
Sepse këtë punë kanë bërë gjithmonë dhe të gjithë. E kanë shqyer kushtetutën dhe ligjin, duke e tërhequr me dhunë nga vetja.
Po i vijnë rrotull me tërbim një date kalendari, një palë duke u betuar për shenjtërinë e saj, ndërsa të tjerët duke e trajtuar si mallkimin e kombit.
Ndërkohë, që ajo është një ditë e zakonshme e Zotit, të cilën mund ta bëjnë të bukur ose të tmerrshme njerëzit. Qoftë duke e lënë, qoftë edhe duke e shtyrë, mjafton që të duan të merren vesh.
Në fakt, janë të njëtët që dy vjet më parë nuk pyetën për asnjë rregull të shkruar mbi këtë tokë, por i përmbysën të gjitha, vetëm që të ishin në rregull personalisht me njëri-tjetrin.
Dhe dolën gati të përqafuar para popullit, që kishte 3 muaj duke jetuar me panikun e përplasjes. Gati njësoj si tani, por atëherë ishte hera e parë dhe të huajt nuk na e kishin pirë tamam lëngun.
Janë të njëjët, që edhe para disa ditësh janë ulur për dreka dhe darka mondane me njëri-tjetrin, ndërkohë që njerëzit poshtë tyre po i yshtin të bëhen gati për luftën finale.
Dhe, për fat të keq, nuk është shumë e vështirë që në këtë vend të gjesh qorra apo rrufjanë, që janë gati kurdoherë të marrin në dorë urat e zjarrit. Edhe këta janë gati të betohen dhe të thonë se po e bëjnë atë “sakrificë” për Kushtetutën.
A thua se nuk është e njëjta, që duhet të na bashkonte të gjithëve si shqiptarë. Të cilën, të paktën një herë në jetë, duhet ta kishim lexuar dhe kuptuar njësoj.
Po të ishte mesjetë do t’u kisha sugjeruar që të dilnin në sheshin “Skënderbej”, të merrnin nga një pisqollë dhe të bënin duel, tre apo katër sa janë, se mbase ashtu mund të shpëtonte Shqipëria, por edhe ata vetë mund të qetësoheshin.
Sepse nuk ia vlen, që për secilin prej tyre, qoftë edhe një shqiptar i vetëm, të harxhojë një sekondë ankth për atë që mund të ndodhë ose jo më 30 qershor. Le më pastaj që dikush të bëjë një ditë burg, apo larg qoftë që ndonjëri të rrezikojë jetën për hallet e tyre, që nuk u zgjidhkan dot kurrë. Edhe pas gati 30 vjetësh…
Deshte zien kur u hane briret, edhe politikanet shqiptare u ka hyre krimbi i kariges ne buthen e qelbur qe e kane me mut qe kur kane lindur e deri me sot nuk e kane lare asnjehere. duhet thirur ne ndihme Azbiu i Kasajve te Klecyres,. qe tu shuaje ndonje kongjill te ndezur ne bithe
Deshte zien kur u hane briret, edhe politikanet shqiptare u ka hyre krimbi i kariges ne buthen e qelbur qe e kane me mut qe kur kane lindur e deri me sot nuk e kane lare asnjehere. duhet thirur ne ndihme Azbiu i Kasajve te Klecyres,. qe tu shuaje ndonje kongjill te ndezur ne bithe
Per sa kohe qe Berisha nuk denohet zjarr e dhune do te kete Shqiperia.
Po ti ku ke qene o Patozi?
per ramen ja ka fut’ kot!
mos ishte per te & grupimin e tij politik, nuk kishte per t’u bere kurre reforma. ky thjesht humbi karrigen, jo se i bejne pershtypje se cfare i ka bere vendit pedeja e salihut…
astriti nga patosi, harrove te permendje padronin nga vucidoli
Kur kavajoti hilanjos ben sikur eshte kunder te gjitheve…
Ju zoteri bejini thirrje popullit te ngrihet. Prijeni me gjakftohtesi. Kujtojini se mjafton te dale ne rruge, te mos beje zhurme, te mos beje pis (dhe nese ben ta pastroje menjehere) te mos grinden me njeri tjetrin, te qeshe e te kendoje. Vetem ne kete menyre mund t’i marre fate e veta ne dore. Ata qe luftojne per pushtet sic e shoh do e cojne vetem ne qorrsokak sepse ne kete pike sic e perceptoj une jane ata e keqja, pasi populli nuk kerkon t’a perkeqesoje gjendje e tij por, kur nuk ka zgjidhje do mbaje krahun qe mendon se eshte ne interesin e tij edhe pse mund te jete e dhimbshme. Sot eshte e thjeshte mjafton qe ju te beni nje thirrje paqesore e t’a shperndani ne rrjet, populli i ndergjegjshem do ju besoje dhe guximi per t’ju mbeshtetur do vije ne rritje si ortek.
VETEM TI NUK KE TE DREJTE TE LLAPESH..EDHE TI COPE E MUTIT TE TYRE JE……………MASHTRUES I NDYRE………….