Koreja e Veriut ka prodhuar një mori armësh të reja bërthamore në vitin 2018, thuhet në një raport të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (Sipri).
Instituti ngre hipotezën se ajo ka një total prej 20-30 armësh bërthamore në vitin 2019, 10 më shumë se vitin e kaluar.
Koreja e Veriut “vazhdon t’u japë përparësi programeve të saj ushtarake atomike, pjesë qendrore e strategjisë së saj të sigurisë kombëtare, megjithëse në vitin 2018 njoftoi se i kishte pezulluar testet atomike dhe nisjen e raketave në periudhë afatmesme dhe afatgjatë”, shkruan Sipri, që llogarit se në botë ka një total prej 13,864 armë bërthamore.
koreja na paska 20-30 arme berthamore, pra marzhi I gabimit afer 30%. ne bote qenkan 13864 arme ne total. hajde artikull.. saktesi kirurgjikale!!