Tronditet Lezha: Ekzekuton mikun e ngushtë të familjes me armë dhe ikën në drejtim të paditur

19 Qershor 2019, 08:34Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Lezhën.

Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ende nuk ka detaje nga policia për ngjarjen e ndodhur në zonën e Mërqisë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.(TemA)

1 komente në “Tronditet Lezha: Ekzekuton mikun e ngushtë të familjes me armë dhe ikën në drejtim të paditur”

  1. gjeka says:

    Mos thuani se eshte gjekmarkaj, se na fiket. Kush do te flasi me ne media, e sidomos ti kundervihet rames me aq sukses sa u be flake i kuq nga tmerri qe hoqi per te mos thene asnje fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje