Tani është zyrtare: Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milanit .
Tekniku do të marrë drejtimin e kuqezinjve më datë 1 korrik, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Rino Gattuson, ku synimin kryesorë do të ketë rikthimin e Rossonerëve në Ligën e Kampionëve.
Giampaolo, i cili ditët e fundit kishte ndërprerë kontratën e tij me Sampdorian , nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me klubin e Milanit me opsion edhe për një vit ku do të përfitojë dy milionë euro në sezon.
Giampaolo është një zgjedhje e Paolo Maldinit, i cili ka besim se ai është njeriu i duhur për rritjen e skuadrës në aspektin e lojës.
Marco Giampaolo, i lindur në Bellinzona më 2 gusht 1967, e ka filluar karrierën e tij si trajner në vitin 2000, tek Pescara.
Më pas ka drejtuar mjaft ekipe të tjera të njohura në Itali, duke përfshirë Cagliarin, Sienan, Catanian, Cesenan, Brescian dhe Empolin.
Nga vera e vitit 2016 ai ka drejtuar Sampdoria duke pasur një përvojë pozitive në krye të këtij ekipi. (TemA)