Braçe: Prokuroria të hetojë origjinalitetin e përgjimeve. Në asnjë moment s’është biseduar për këmbim parash

20 Qershor 2019, 12:03Politika TEMA

Zv-kryeministri Erion Braçe tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të verifikojë autenticitetin e përgjimeve që janë publikuar nga Blid.

Në një deklaratë për median Braçe gjithashtu deklaroi se në materialet që ai ka parë, nuk shihet në asnjë moment që të jetë biseduar për këmbim parash.

Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjeve. Prokuroria të vërtetojë autenticitetin. 

 Pjerin Ndreu nuk thotë se cilido mësues, nuk thotë  që mësuesit në qarkun e Dibrës në rast se nuk votojnë do fluturohen nga puna. Sipas ligjit, drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitet politik.

Po flasim për një rast konkret. Pjerin Ndreu i ka identifikuar të dy personat. Nuk bëhet fjalë për mësuesit, por bëhet fjalë për dy persona që janë brenda PS. 

Unë i kam lexuar një për një, në asnjë nga përgjimet e publikuara, qoftë në Durrës apo edhe në rastin e djeshëm, nuk flitet në asnjë formë për këmbim parash. Nga këto përgjime nuk kanë komunikuar për çështje parash. Prokuroria duhet të bëjë punë e saj dhe të hetojë nga i pari dhe i fundit”-tha Braçe.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD por i angahzuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

Si ndiheni kur dëgjoni për përgjimet për blerje votash?

Braçe: Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë kodi penal

Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit.

Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.

(TemA)

 

 

1 komente në “Braçe: Prokuroria të hetojë origjinalitetin e përgjimeve. Në asnjë moment s’është biseduar për këmbim parash”

  1. Amy says:

    Prokuroria te mos fleje gjume, ato qe degjohen ne ket pseudoincizime jane biseda te lira te njerezve te lire qe te flasin cfare te duan, aty vertete nuk degjohen pazare apo pazare parsh ashtu sic Meta e ka me figure e te flur se si i dhane shukun me para simpatizantit te LSI-se, jame me Bracen Prokuroria duhet te nxitoj te bej detyren qe te qartosoj njerezit injorante me shumice ne kete vend qe ju shkojne pas 4 kryekrimineleve te ketij vendi qe duan lufte vellavrasjeje, qe vete kjo katershe kriminlee tja hedh paq, por jo, kesaj rradhe ata: meta, berisha, lulushi dhe mona jane kane bere varrin vetes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje