Përgjimet e Bild, reagon Saimir Tahiri: Biseda s’ka lidhje aspak me vjedhjen e votave. Agresorët e atëhershëm me armë në brez sot kanë veshur lëkurë qengji

20 Qershor 2019, 11:48Politika TEMA

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahir ka reaguar pasi doli në një bisedë të publikuar nga Bild.

Tahiri thote se biseda e publikuar dje nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave.

Më tej ai shprehet se agresorët e atëhershëm me arme në brez në zgjedhjet e Dibrës (bëhet fjalë për Flamur Nokën), sot, sipas tij, kanë veshur lëkurë qengji.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.

Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.

Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter.

E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.

Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.

Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.

Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!

Ndjese sinqerisht per fjalorin!”- shkruan Tahiri.

Pergjimi:

Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Ej jam në një tavolinë kështu, ku ke qejf me shku ti në Bulqizë?

Bert Aga: po

Qefalia: A?

Bert Aga: Po

Xhemal Qefalia: ok, hajt ciao.

Bert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jemi këtu me Kryeministrin dhe ministrat

Bert Aga: jo jo, unë ju garantoj t’ju jap çfarë t’ju dojë qejfi

Xhemal Qefalia: se mos bimë atë Keshin aty. Si thua ti?

Bert Aga: po mirë më

Xhemal Qefalia: për kokën tate po, a do foto nga tavolina?

Bert Aga: haj o burrë, jepja ndonjë dashnorje fotot.

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle telefonin, ja ta qis pak ministrin ti flasësh se na çave trapin. (ktehet) ej o Saimir foli pak këtij shokut tim nga policia.

Sajmir Tahiri: Alo o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin mua të të falënderoj unë ty, nuk është në rregull

Bert Aga: Jo të lutem

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin je i madh

Bert Aga: e kam detyrim

Saimir Tahiri: dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata se nuk na ha t*api ne për aat

Bert Aga: unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mo vëlla

Bert Aga: Si të shkon ty?

Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin

Bert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje

Ulsi Manja: ku mo?

Bert Aga: Te Bulqiza

Ulsi Manja: ne themi të shkosh për më lart o burrë

Bert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë

Ulsi Manja: tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e ët na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im

Bert Aga: mirë mo mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin koherent se atë kemi autorizu si kryetarë komisioni

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës unë

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Është anëtar i komisionit të sigurisë, i shef këto si kryetar i komisionit të sigurisë.

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Ore është kryetar i Komisionit të Sigurisë. I shef këto. Dakord.

Bert Aga: Jam ushtar i Bertit thotë se Berit ka qenë komandat.

Ulsi Manja: Në rregull, hajde!

Bert Aga: Si e merr ministrin ashtu në telefon o…

Xhemal Qefalia: Je shoku im, mos tall k…me mua. A do të të qis Ramën të flasësh.

Bert Aga: Po le o vëlla tani.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën. Je shoku im apo jo?

Bert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

(TemA)

11 komente në “Përgjimet e Bild, reagon Saimir Tahiri: Biseda s’ka lidhje aspak me vjedhjen e votave. Agresorët e atëhershëm me armë në brez sot kanë veshur lëkurë qengji”

  1. Alba says:

    Turp t,u vije te gjitheve. Paskeni qene nje tufe rrugacesh te mbledhur bashke….Dhe une nuk kisha pare apo degjuar te flisnin kaq shume halabake me nje edukate…..Turp…dhe mos t,ju shohim me neper ekrane. Na jeni neveritur…..na vjen per te vjell.
    Mre pare urreja Salen dhe Lulin…tani m,u shtuat edhe ju. Te gjthe plehra paskeni qene! Turp! Turp Mjere shqiptaret kujt u kane besuar! Kjo eshte fatkeqesi per nje popull.

    1. ben says:

      Alba
      Ne fakt turpi nuk eshte I rilindjes
      Turpi eshte I joti dhe gjithe bagetise pa tru si puna jote
      Vetem nje qenie pa tru dhe pa ndergjegjie nuk e kuptonte se rilindja ishte thjesht nje bande me njerzit me llum te shqiperise, jo pak po 6 vjet rrjesht!!!!!
      Nuk mjaftuan 50 vjet po I biri I kristaqit, mbesa e beqirit, simonit nipi I enverit jua bene shume mire si e meritonit .
      Leke njelloj me kane vjedhur edhe mua si ty, nga vota jote, po te pakten une jam I qete se nuk me tallen dot!!!!

  2. AMY says:

    ka injorance te madhe, dhe kete injorance shfrytezon 4 tershja kriminale e ketij vendi, meta mona berisha lulushi, te kater te kapur per vjedhje, krime nga me te ndryshmet, dhe sot duan qe asaj pjese injorante shqiptaresh ti mbushin mendjen qe keta jane shenjtore, te virgjer, te paster dhe te ashtuquajtur demokrate, O zot , keta jane vetem kriminele , Njerez te thjeshte, ju bej thirrje mos shkoni pas ketyre monstrave, ata kane vrare vjedhur dhe tani kerkojne qe te na fusin neve ne lufte me njeri tjetrin qe neser keta ti shpetojne drejtesise, kane frike te pasurive te tyre qe i kane vene nepermjet krimit. mos shkoni te beheni theror per ta, mendoni te miren tuaj, te familjeve tuaja te femijve tuaj qe nuk duan lufte. luften e kerkon kjo katershe kriminale, MOS E LEJONI!

  3. ket says:

    Po te lumte ajo goje o Sajmir, se e meritojne ate lloj fjalori, se esht e tmerrshme kur te ben kurva te ndershmen.
    Po ne jemi popull pa memorje, prandaj komenton kshu dhe kjo para meje, qe qenka fyer nga fjalori dhe nuk ndjeka dhimbje me plaget akoma te hapura qe na la Sala me kompani, duke vjedhur dhe vrare ne mes te bulevardit njerez te ndershem dhe te pafajshem. po skeni shanc ju te perfshini ne mjegullen tuaj Xhemal qefaline, se eshte vite drite larg nga ju per vlerat dhe jo vetem, qe mbart familjarisht

  4. Londra says:

    Vetem çuditem qe nuk te vjen turp…!!!!!!!
    Me ate gjuhe u zbulua qe ti je vetvetja. Te pakten tregou i sinqerte qe te qetesosh shpirtin. Ti je arkitekti i droges dhe i vjedhjes se zgjedhjeve te lira. Si nuk ju vjen turp per te zotin e shtepise qe keni…pthuuuuuu

  5. Isuf says:

    Fiks fare tuf rrugacesh

  6. Isuf says:

    Te ndalohen me ligj bisedat 24 ore para dhe 24 ore pas dites se zgjedhjeve.

  7. Al says:

    Ti ishe totalisht i papjekur per ate pozicion….nuk eshte faji jot por i shefit tat……mend per here tjeter….kurre ministra qe sdine ceshte borderoja e fillojne jeten zyrtare nga minister…

  8. QYTETARI says:

    SAJMIR TAHIRI JAM I NKENAQUR SE TANI DO TE TE MARRE VESH DHE YT BIR SE C’PLACKE JE.
    VETEM SE TRIM I MIRE ME SHOKE SHUME NE PS E PD.
    Q E L B E S I R A.

  9. ZIGUR QARRI says:

    Keta te pakten jane meshkuj, po ju keni harruar fjalorin e G Dumes, te A Vokshit V Ademit, te nuses se E Demit ( pa brire). Ju kujtohet çfare fjalori perdorin.?

  10. emigrante says:

    Ok fjalori qe kane perdorur midis tyre te lene per te deshiruar. Po a na thoni ky flitet per blerje votash or mik. keshtu flasin te gjithe pa frike ne telefon. Asgje qe te ngreje ata mjeranet ne proteste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje