FOTOT: Zaimina publikon pozat intime me partnerin

20 Qershor 2019, 16:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Zaimina publikon pozat intime me partnerin

Qershori qenka muaj i veçantë për këngëtaren dhe bukuroshen e ekranit Zaimina Vasjari.

Teksa pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 32-të, sot është ditëlindja e partnerit të saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Zaimina në një foto ku të dy shihen në pishinë.

Ndërsa babai i vajzës së këngëtares shihet me kurriz, Zaimina pozon në mënyrë tejet seksi me shampanjë në dorë dhe me bikini.

Kujtojmë se Zaimina është e lidhur prej vitesh me Klodian Asllani, i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka edhe dy vajza.

Nga lidhja mes tyre Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar të vitit 2018.

1 komente në “FOTOT: Zaimina publikon pozat intime me partnerin”

  1. reptutive says:

    haaaaaaaaaa, ca partneri si i burgos i 97′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje