Ish- zyrtari i PD zbulon prapaskenat e përplasjes radikale të opozitës: Basha kërkon të fshehë dështimin

20 Qershor 2019, 10:31Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me situatën politike, të cilën po kalon vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se arsyeja kryesore e humbjes së PD-së, ishte klima e përcarjes.

Sipas tij, radikalizimi i PD-së megjithese mbeshtetet tek bemat e Rilindjes, fsheh ne menyre te genjeshtert arsyet kryesore te fitores se pushtetit nga Rama: deshtimin e Bashes.

Postimi i plotë i Kullurit:

Ne 27 gusht te vitit 2013, pa u futur ende Rilindja ne zyrat e shtetit kam thene ne Neës 24 se “keta qe po vijne ne pushtet po sillen si partizanet ne 1945”!

Me c’ka kuptoja sjellje revanshiste, delir pushteti, triumfalizem dhe arrogance! Pergjimet e dala keto kohe vertetojne pikerisht ndjesine qe pata ato dite prej deklaratave dhe sjelljeve te para te “sektit rilindje”.

Nuk po silleshin si politikane por si cete clirimtaresh, jo si burokrate, por si komisare partie. Ishin te pamesuar me pushtetin pervec bashkise Tirane dhe NGO-ve te trashura ne vite me parate e Soros.

U mungonte talenti, eksperienca dhe per rrjedhoje vetepermbajtja politike. Kujtonin se “historia niste me ta”! Nihiliste, arrogante, te paafte, fodulle qe tashme kane dale cullake nga pergjimet e Bild, me pak fjale te PAPERGJEGJSHEM!

Por ajo qe me shqetesonte me kalimin e kohes nga 2014 e me pas nuk ishte me konfirmimi i ketej perceptimi qe kisha per Rilindjen, por simptomat e drejtimit te ri te partise time, PD-se! Shume Kordinatore kolege ne PD te zgjedhur nga Basha per ristrukturimin e PD ne 2014, po silleshin pothuaj njelloj.

Pa eksperiencen e politikanit qe respekton traditen e PD, filluan ti ndanin demokratet ne te Bashes dhe Olldashit. Ne “te korruptuar dhe te ndershem”, “te rinj dhe te vjeter”.

Merrnin neper goje ministra dhe deputete me te drejte dhe pa te drejte vetem me qellim per tu zene vendin, pa u ballafaquar me veten dhe historine e partise.

Pergjithesisht si ish burokrate te niveleve te 2-ta ne qeverisjen 2005-2013, po gjykonin si “mbeturina te se shkuares” mbare e mbrapsht njerezit qe mbajten peshen kryesore te qeverisjes se PD!

Njesoj sic Rilindja sulmonte kundeshtaret ne opozites si “e shkuara”!

Ne krye te ketij grupi qe po percante partine ne baze qendronin ish PDR-iste, UET-iste dhe ca ish burokrate kryesisht medioker dhe pa kontribute te rendesishme.

Njesoj si “Rilindasit” edhe “Republiksat e Rinj” kishin vec ambicie, por pothuaj asgje per te ofruar! Por mungesa e eksperiences, fodulleku, perbuzja per historine e partise dhe njerezve qe e kishin bere historine na coi ne nje rrudhje te votave ne 2017, pavaresisht se nje pjese e votave jane blere.

Klima e percarjes te partise ishte shkaku kryesor i humbjes. Por nese Rilindja erdhi ne pushtet, Republika e Re humbi turpshem.

Shumica e demokrateve e dijne se votat jane blere sic po del edhe ne pergjime, ashtu sic e dijne po aq mire se marreveshja Rama-Basha dhe lista idioteske e Bashes ishin ne fakt, faktori kryesor i humbjes se zgjedhjeve.

Ndaj dhe radikalizimi i PD megjithese mbeshtetet tek bemat e Rilindjes, fsheh ne menyre te genjeshtert arsyet kryesore te fitores se pushtetit nga Rama: deshtimin e Bashes.

Perplasja e sotme ka vetem nje shpjegim: dy gjysem te verteta nuk bejne nje te vertete te madhe, por dy genjeshtra!

12 komente në “Ish- zyrtari i PD zbulon prapaskenat e përplasjes radikale të opozitës: Basha kërkon të fshehë dështimin”

  1. Populli says:

    E ke qare Edvin, por shiko se kur thua te verteten behesh armik, megjithate teverteten thuaje gjithmon.

  2. eli-tiv says:

    … keto lloj analizash jane qesharake, nuk prekin thelbin e pd…Po clidhje ka me rilindjen..?? pd doli ne opozite e kalbur…edhe basha ishte pjese e kalbesires..Askush nuk priste qe te ngrinte pd…, pd eshte pasuria famijare e berishes, prandaj sot jane kthyer ne terroriste ..Sa per voten e lire ja bere qeshareke, sepse publikimet jane bere per ps…mjafton te kontrrolloni tel e zenit dhe te shihni llumin e pd. Ajo qe me ben pershtypje eshte se analistet e “famshem” tip bushati ndjehen te skandalizuar…berisha vertet nuk ka blere vota…ai nuk ishte budalla ti lutej njerezve…ai thjesht i ka vjedhur ato e masivisht..Perse vjedhja e votes qenka normale dhe e moralshme…Luli e vodhi tiranen ..nuk nxori 5 leke per ta blere..Ketu qendron fatkeqesia e pd….nuk kuptojne ku jane dhe kush jane..duhet ta nxjerrin jashte ligjit

  3. shqiptari i ilirise says:

    Ervin,ato “firot” e votave që pati PD,nuk ishin as për shkak të marrveshjes se Bashës me Ramën,as për shkak të listës Basha!
    Ato vota ishin vota më shumë se sa ka në fakt PD!Nëse Basha nuk do bënte marrveshje ku mori gjysmën e pushtetit në tavolinë dhe ngriti moralin e PD për një fitore,do kish edhe më pak.
    Ju u gënjen mendja se PD ka diku tek 48% të shqiptarve.PD nuk shkon kurrë më shumë se 22%.Pjesa tjetër që e mendoni si firo,janë vota të vjedhura nga Berisha historikisht.PD këtë e di prandaj bën kështu.
    Kurse ti e ca të tjerë,jeni viktima të 48% të Sali Berishës!

  4. halabakeri hesap says:

    Po ti me Imamin , mikun e patriotin tat u sollet si fashiste ne ministrine e mbrojtjes.Rastet pafund te “shkundjes”e “flakjes” se administratoreve publike me te mire te ministrise se mbrojtjes deshmojne te njejten logjike banditeske e halabakerie si e ketyre ne Shijak e Diber. Pastrohu e reflekto dhe bashkengjitju proceseve emancipuese politiko-shoqeroro-demokratike.

  5. Si nje Ish-Kolonel ne ato vite ne detyre jo te “vogel”, kur Ky Edvin Kulluri erdhi ne Min. Mbrojtjes si Sekretar i Pergjithshem dhe Minister ishte Arben Imami, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem si dhe gjithe strukturat vartese te tyre u politizuan ne menyre te jashtezakonshme, ku spiunlliku gllaberoi cdo zyre dhe individ. E le pastaj vjedhjet qe kapen majat, duke ja kaluar dhe hajdutit-drogmen Fatmir Mediu… Kaq per kete Hajdut deri dhe kepuces te ushtareve dhe servil i peshtire i Arben Imamit, nje Berishist i thekur, qe sot na ben “Anal-istin”.

  6. Si nje Ish-Kolonel ne ato vite ne detyre jo te “vogel”, kur Ky Edvin Kulluri erdhi ne Min. Mbrojtjes si Sekretar i Pergjithshem dhe Minister ishte Arben Imami, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem si dhe gjithe strukturat vartese te tyre u politizuan ne menyre te jashtezakonshme, ku spiunlliku gllaberoi cdo zyre dhe individ. E le pastaj vjedhjet qe kapen majat, duke ja kaluar dhe hajdutit-drogmen Fatmir Mediu… Kaq per kete Hajdut deri dhe kepuces te ushtareve dhe servil i peshtire i Arben Imamit, nje Berishist i thekur, qe sot na ben “Anal-istin”.

  7. FLUTURA says:

    Po edhe ti o Kullur, kur ishe Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes silleshe si halabak, pa piken e seriozitetit dhe te pergjegjesise. Shihje te rrembeje edhe ti ndonje cope se ish bere deti kos. Mua personalisht me ke krijuar petshtypjen e nje mashtruesi ordiner. Bej dicka ne kete jete e mos prit rastin per te vjedhur, ose mos sulmo qe te faktorizohesh brenda Partise si “Lidoviku” me vijen ne mes te flokeve?

  8. undefined says:

    Hahahahahaha….te shkerdhefsha b…lepiresin e Saliut…..PD humbi more tartakut se u kthye ne Parti te Saliut…..humbi se beri korrupsion me pronat….humbi se vrau ne mes te dites ne mes te Bulevardit….humbi se inskenoj Gerdecin per kontraband armesh….humbi se i shiti Detin libanezeve te Athines….humbi se abuzoj me fondet sociale(fondet e pensioneve) etj etj plus nje Kryetare si Basha qe nuk shkoget as ne WC jo me ne Qeveri-qeverisje…more Kulkur kokrra…..

  9. ben says:

    Bla, bla, bla. Te tere ish PD-istat qe u larguan nga Basha, jane kunder tij se i hoqi duart nga tava. Te tere jane te nje kallepi, hajdute dhe maskarenj qe kane luajtur ne kurriz te popullit.

  10. E ke gabim Edvin.
    Demokratet e dine se humbin prap.Blerjen nuk e solli PS.
    E gjeti mes jush.
    Miliona lek te hedhur gjate viteve per blerje votash.Tonelata miell ,vaj,oriz e makarona konvertuar ne vote.
    Mos beni si te virgjer.Keni Ilirin simbolin e blerjes dhe shnderrimit ne mision te vjedhjes se votave.
    Do jepen dhe pergjimet per ju.
    Se sic duket vertet keni filluar te besoni se nuk vodhet asnjehere vota…

  11. Bureto says:

    Po ta vini re me kujdes si në PD ashtu dhe në PS ka një luftë, ku haptas dhe ku të fshehtë, midis atyre që quhen ‘demokratët’ e vërtetë dhe ‘socialistët’ e vërtetë, secila palë për llogari interesi, pra pushteti, dhe aspak për parime apo më pak për Shqipërinë. Në fakt këta luftën e kanë të parët me Bashën, se i nxorri jashtë, pjesa më e madhe e të cilëve berishistë të thekur (jo se Basha s’është, por kjo ka shpjegim tjetër) dhe të dytët e kanë me Ramën të cilin e identifikojnë me Rilindjen dhe jo PS!!! A thua se Rama ka ardhur në pushtet me votat e stamodumos pa të socialistopunistëve. Me një fjalë në vend, që sidomos të parët, të shikojnë e analizojnë arsyet e vërteta se pse janë në këtë gjëndje, i shkojnë anës atyre. Mbi të gjithë nuk ua mban të shikojnë në sy të vërtetën e madhe se sëmundja e pashërueshme e PD është Berisha fizikisht dhe berishizmi si frymë. Kur të merren seriozisht me këtë, do rilindin. Atëhere vetiu ikën dhe Basha që deklaron me krenari se është i shkollës së tij! Pak a shumë kjo ngjet dhe në PS. Lufta midis socialistëve të kohës së Nanos, që në shumicë ishin punistë dhe këtyre të Ramës, që në shumicë nuk e pranojnë trashëgiminë socialistopuniste dhe mu për këtë sulmohet Rama nga të gjitha anët, si nga të ‘vetët’ ashtu dhe nga kundërshtarët për ‘vdekje’, ata që e urrejnë se ju mori pushtetin, por më keq akoma se heshturazi e pranojnë që nuk e mundin dot. Rama do bjerë kur të mos votohet më, dhe, do ndëshkohet nga drejtësia e re, nëse do rezultojë fajtor, si përkëdo para tij.

  12. Albsn Dega says:

    A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH VOTAT EDHE FAMILJEN E VET POLITIKE !?

    Kujtese

    A MUND TA LUFTOJNE KRIMIN KRYEKRIMINELET E SHQIPERISE APO …

    … KUR KRYEKRIMINELET E KRYEHAJDUTET E SALI BABES CIRREN “KAPENI HAJDUTIN APO…APO…

    A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH VOTAT EDHE SHTEPINr E VET POLITIKE !?

    From: Alban Dega
    Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT

    – Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?

    2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?

    3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?

    4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!

    A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
    Cfare nuk ben Mafia !?
    A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi shqiptare kudo jeni !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール販売

    jy ドール リーズナブルでありながら充実したダッチワイフ体験はどこで受けられますか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje