Ke të drejtë mjeshtër, kufoma e Haxhiut mban erë akoma…

20 Qershor 2019, 12:34Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Një çetë këtej e një andej. Po kthehem nga Korça. Në të dalë të Cërravës, nja njëqind njerëz po tentonin t’i bllokonin rrugën Ramës. Në televizione lokale  dhe kombëtare, po ashtu të sheh syri në darkë, për çdo ditë, peizazhe të njëjta. Është «Viti i mbrapshtë» i Kadaresë. Po Shestan Verdhë, ashtu si në librin e tij, çka ia përmendja dhe në letërkëmbim me të, këtu e njëzetë e pesë vjet më parë, prapë nuk shoh gjëkundi. Turmat që ikin andej-këtej të kujtojnë jo atë, po Haxhi Qamilin…

Është teatër i madh e po kujtojmë kohët e kaluara, në një ambient më të madh, apo palët po sillen sipas rregullave e kohëve të vjetra?

Në Pogradec, te pallati i vjetër i kulturës është ende një pllakë që kujton heroizmin e batalionit të kolonjarëve, që u printe Gani Butka, i biri Saliut të Madh. Batalioni u masakrua i tëri, po esadistët a qamilistët, që dallojnë në formë po jo në përmbajtje, nuk arritën deri në Korçë…

Tabllua është e njëjtë apo po bëj propagandë që si gjithnjë i zëmëron partizanët partiakë. Nuk besoj dhe përgjigjen ndoshta më të saktë, se çfarë mendoj, e lexova sot në mëngjes, te një pasazh brilant i Kadaresë që përshkruan historinë e kaluar..

“Haxhiqamiloida, një nga kujtimet më të turpshme të rrugëtimit historik shqiptar, ka qenë më e keqe se ç’është kujtuar dhe më e rrezikshme se ç’do të mund të përfytyrohej. Nëse njëqind vjet më parë, klithma e haxhiut të ç’mendur ka qenë klithma e shkuljes së perandorisë së sëmurë nga preja e saj, sot, njëqind vjet më pas, ajo do të ishte ofshama e fundit antieuropiane në këtë vend. Atë ofshamë e fshihnin me kujdes të gjithë ata që, duke ulëritur për Europën, luteshin së brendshmi që Europa të mos i hapte kurrë portat për shqiptarët. Parti politike ose pjesë të shtetit, organizata të krimit, klane të korruptuara, ishin në përgjim të vazhdueshëm të kërkimit të vjegave për t’u acaruar me Europën, me shpresën e gjetjes së një orientimi të ri.”

Thua do të zëmë mend kësaj here, apo do të vazhdojmë hyneret e vjetra? Kufoma e Haxhi Qamilit ka njëqind vjet që është tretur, po duket se herë pas here kutërbon akoma…

Pata rast ta vija re në 14 shtator të vitit 1998, sesi u ngrit nga varri kufoma e atij. Opozita e atëhershme që është po kjo e sotmja, kishte mbërthyer Televizionin shtetëror dhe liderët e saj, apo kush t’i donte qejfi, se shteti kishte rënë  po prej tyre, mbanin fjalime për Shqipërinë e re europoiane.

Në një moment, më zuri tmerri.  Sigla e TVSH-së ishte zëvendësuar me siglën e «TV Shijakut». Të dyja ishin «TVSH» në paraqitje dhe duhej një vëzhgues i vëmendshëm, të kuptonte se spikerin e RTSH-së shtetërore e kishin flakur gjëkundi dhe ca njerëz me mjekra dhe me gjerdane armësh i vinin para, spikerit të ri, lajmet e reja…

Në librin «Radiostacioni», Kadareja e përshkruan me fantazi këtë situatë që përkonte me nëntorin e 1944-ës, por skena e 1998-ës e tejkalonte çdo fantazi.

Nuk e kam pyetur asnjëherë Ismailin, nëse e ka parë këtë skenën e përputhjes së dy siglave të televizioneve. Besoj, nuk e ka parë, se do ta kishte shfrytëzuar në letrat e tij.

Po ndofta edhe mund edhe të mos ta kishte shkruar. Edhe ai është adhurues i Balzakut. Mjeshtri madh i realizmit në « Evgjeni Grande », nuk e shkruan një të vërtetë të tmerrshme. Plaku Grande që zbaton testamentin e të vëllait të vdekur, për ta shpënë në fshatin e tij, nuk do ta paguajë biletën e transportit për të. Pandaj e thyen në dysh kufomën dhe e mban si në valixhe pasagjerësh. Ndonjëherë edhe kur janë të vërteta absolute, disa të tilla të zë turpi t’i shkruash…

Kur pashë dy siglat në televizon, m’u kujtuan dhe njëherë, fjalët e njohura që i atribuoheshin Haxhi Qamilit – Nuk më duhet bota, kur kam Kavajë e Shijak…

Edhe ata të 14 shtatorit, kishin përpikmërisht Kavajë e Shijak…

Haxhi Qamili ishte përsëritur. Po kësaj radhe, në një periudhë më të shkurtër dhe sipas rregullës së dialektikës, në formë më shumë komike sesa tragjike.

Po vemë prapë, te Haxhi Qamili?

Edhe të vemë, duhet të ngushëllohemi si më 1998-ën. Koha do të jetë shumë e shkurtër. Më e shkurtër, se e shatorit të 1998-ës. Dhe, edhe nëse, vërtet fiton Haxhiu, fati i lëvizjeve të këtij lloji dihet… Po ndërkaq, po vemë, por ata që po ndërtojnë një shoqëri europiane, nuk i zë turpi…

Sipas rregullës që thotë, se njeriu, në ndryshim nga kafsha, e shkruan historinë e tij, do të duhej të mos venim në të njëtën situatë…

Ajo që mbetet është të lexojmë edhe njëherë mjeshtrin e madh, që na kthen te koha e gjyshërve të palavdishëm, kufoma e të cilëve, mban erë akoma, si ata njerëzit e lig, që nuk i tret varri dhe kutërbojnë gjithnjë atë erën e keqe sa herë u afrohemi…

Po  e teprojmë dhe po mbajmë anë?

Them ta lexojmë edhe njëherë me kujdes, atë fjalinë e fundit të Kadaresë. Dhe më shumë se lexuesit e zakonshëm, le ta lexojnë ata që po kërkojnë ta përsërisin atë skenë, apo t’i afrohen kufomës së patretur të Haxhi Qamilit…(Konica.al)

37 komente në “Ke të drejtë mjeshtër, kufoma e Haxhiut mban erë akoma…”

  1. Jimi says:

    Shpetim ! E di qe je mjeshter, jo vetem i mendimit, por edhe i penes?

    1. Avni Rustemi says:

      Ceshtja eshte se kur do e bejme kufome dhe Sali Berishen, po le te kundermoje ere te keqe, se asaj ja gjejme anen ?

      1. ben says:

        ka 1 ngjashmeri te frikshme midis haxhi qamilit dhe ed rames
        haxhi qamili ishte bandit
        edhe ed rama eshte bandit
        haxhi qamili kishte mbeshtetje shijakun dhe turqine kunder frances dhe gjermanise
        edhe ed rama ka kundershtare francen dhe gjermanine dhe mbeshtetjen e shijakut dhe turqise.
        haxhi qamili kur ishte vape kishte ca zara qe i benin fresk
        sot qe ka dale kondicioneri ,zarat e rames qe paguhen njekohesisht edhe nga erdogani i bejne fresk neper gazeta si vellezerit nazarko.

        1. Grigor says:

          Paske pjerdhur pakthyeshmerisht o komentues langaraq me emrin Ben.
          Edi Rama duhet hequr, se eshte konsumuar si kryeminister, por nuk eshte as bandit dhe as Haxhi Qamil.
          Ka vetem nje problem. Nuk ka per momentin kush ta zevendesoje. Debila si puna jote po e mbajne akoma kryeminister.

        2. I.Hoti says:

          O’ben’ cari ! Kush pordhosi demokracine shkaterroi grabiti vrau e shiti vendin! Shqiptaret edine majmunet jo

        3. ... says:

          ty asgje nuk te pelqen qe lidhet me edi ramen o byth qim,ty sikur edi rama te ka qire motren treshe qe e urren kaq shume,apo ta ka qire ne realitet dhe tani ti po ncjerr inatin o ben kari.

        4. u dhime duke qare says:

          Ben DEBILI, ka nje ndryshim thelbesor qe i rrezon te gjitha gomarsite qe ti thua! Ed Rama eshte katoliko-orthodoks! Me kaq u zgerlaq.
          Te fala …!
          Budallenjte haxhiqamiliste, si ky Ben derdimeni, jane ata qe djegin shkollat ne emer te demokarcise ? ? ?
          T’u qorrofshin syte, te vrafte zoti, te zente buka e kalamajve, o Ben koktoci ? ? ?

    2. Koli says:

      Je kar ti dhe shpetimka.

  2. Jetmir Alicka says:

    Brilante z. Nazarko.

  3. Nick says:

    ” HAXHIQAMILOIDË” – nje fjale qe thote 1000 te tjera!

    1. XheJ eN Bi says:

      mali ….
      Pse të dogji kaq shumë sa harxhove gjithë arsenalin e fjalorit banal.
      ” Djali ” i kujt je ,i Sali Bërishës ,i Lylzim Bashës ,i Like Floririt ,apo Monika Norodom Metës ????

  4. mali says:

    Shpetim, je nje komunist llapaqen e asgje me teper!
    Njeri i dale boje plagjiat i neveritshem!
    Perqasjet qe ti ben nuk qendrojne fare por ato shprehin me se miri formimin tend dhe thelbin prej nje vjetersire te gangrenizuar.
    Mjere ky popull c’ dokraxhinj te mykur duhet te degjoje perdite !

    1. XheJ eN Bi says:

      mali ….
      Pse të dogji kaq shumë sa harxhove gjithë arsenalin e fjalorit banal.
      ” Djali ” i kujt je ,i Sali Bërishës ,i Lylzim Bashës ,i Like Floririt ,apo Monika Norodom Metës ????

    2. kola says:

      Mali eshte dhendrri i Saliut . Kerkon te trashegoje “virtutet” e vjehrrit te tij monster .

    3. ik ere pirdhu says:

      Jo po te te degjoje ty mor Mali, mor haxhiqamilist i dhjere ne breke ?

  5. Haxhi qamilit disa gjera i falen sepse ate formi kishte ai dhe ata qe ndiqnin sa shallvare gjere turkoshak injorant ne nje kohe dhe vend injorantesh…
    Por cfare ti besh nje turkoshaku te shkolluar dhe qe rrinte si mut dhe kerkonte te bente karier duke u lepire cdo zyrtari duke u futur ne bllok dhe ishte gati ti pinte edhe shurren enverit…
    Ky turkoshak komuniste qe bie er shpellari me emrin nga haxhi ne sali eshte me i rrezikshem se sa kufoma e haxhiut dhe ky kufom qelbi ne socializem dhe po qelbezon gjith shqiptaret berishiste.
    Shoqeria shqiptare po nuk u pastrua nga qelbi berishist do te perfundoj me keq se koha e haxhi qamilit

  6. Flutura says:

    Mire e ke ti o Shpetim, por Kadarene, keta qe aludon ti e kane degjuar si emer; ndersa ate mjeshtrin e madh, Balzakun, nuk e dijne fare se cfare eshte e nga eshte.

  7. Ardjan says:

    Qamilët e kanë më të lehtë të ndezin zjarrë duke fërkuar dy copa druri,ulur ashtu m’bishtë si dikur,se sa të lexojnë nazarkot apo kadarenjtë e kombit!

  8. Virusi says:

    Me kenaqe Shpetim. “Viti I mbrapsht”, kjo veper brilante do lexuar here pas here. Ka plot patriotizem, rremuje e injorance brenda saj. Njelloj si sot.
    “Nuk me duhet bota kur kam Kavaje e Shijak” dhe “Duam Baben” – mu kujtuan dje, kur Agron Duka I bente nje leter Rames dhe Gaz Bardhi bertiste – mos ma prekni Kavajen.

  9. pamija says:

    Shume i sakte. Kolonjar i mencur

  10. 98 says:

    Haxhiqamilizmi eshte lule perpara berishizmit.
    Vinim nga 500 vjet otomanizem, ishim 80% muhamedane, Europa ishte dicka absurde per katundarin muhamedan. Haxhi Qamili analfabet ishte i sinqerte ne budallekun e tij katunar si muhamedan , qe per pak varrosi Shqiperine.
    Sali Berisha me shkolle dhe prej gjysem shekulli ne postet me te larta te shtetit, flet dhe sillet edhe ne pleqeri si hajvan denlikuent .
    20 vjet komunist dhe sekretar PPShje, brenda 24 oresh u shnderrua ne antikomunistin histrik me hipokrit te ketij vendi.
    Partine e pare intelektuale dhe properendimore e shnderroi ne nje parti orientale,tribale, katunare, destabilizuese, kriminale, antiperendimore.
    Shqiperine e hodhi ne humnere ne 1997.
    Ushtrine, financat, drejtesine, urbanistiken, PDne i shkaterroi, si lideri me i paafte dhe i pandergjegjshem i historise.
    Sot me emrin e Amerikes dhe Europes ne goje, po kryen krimin e fundit antishqiptar dhe taleban, si antiperendimor i terbuar.
    Vrases, tradhetar dhe hajdut, sot turfullon si profet i virtytit.
    Haxhi Qamili ne krahasim me Sali Berishen eshte iluminist.

    1. Gg says:

      Yes por nje gje eshte pak e paqarte: S. berisha me shkolle?????? Ai eshte ulur ne bankat e shkolles por kjo nuk do te thote qe eshte i Shkolluar. Ai dhe mund te kete provuar te mesoje , mund te kete dashur shume shume te mesoje por nese ne te gjithe trurin ka mbire ligesia ajo i ka erresuar dhe syte keshtu ska lexuar asgje ne shkolle.

  11. Zagoriti says:

    Si gjithmone brilant,zoti Nazarko!

  12. ANDONI says:

    SINQERISHT ZOTI NAZARKO ,KEMI NEVOJE PER MENDJEN TUAJ ,
    KENI SHPREHUR NDJESITE TONA ,GOĎITJET TUAJA JANE TE
    PERPIKTA ,.JU LUTEMI DERGOJANI EDHE METES,BASHES A NDONJE
    TJETRI KETE SHKRIM ,MBASE GJEJNE VETEN ATY ,POR MOS JA
    TREGO S.B SE ATIJ I KA THEN MENDJA IK PIRDHU

  13. tung says:

    Enveri me zonen e pare operative qenka me I mire se Haxhi Qamili me Kavaje e Shijak? E kupton qe po mbron neodiktaturen e masakren komuniste mbi veriun ne vitet 1945-1948 kur Enveri perdori hsxhi lleshin si minjster te brendshem dhe shoi veriun se gjoja ish reaksionar? Veriut kerkohej ti imponohej sllavokomunizmi , ku dihej se veriu nuk priste asgje te mire, e sidomos nga serbet, me te cilin ishin pergjakur per jete, atdhe, prone e dinjitet? Per ironi te fatit dhe sot po perdoret nje minjster me mbiemer lleshi e qe i eshte vene detyre terrorizjmi e nenshtrimi per te pranuar pushtet pa vote te lire e pushtet te vjedhur.Shpresoj se jetojme ne kohera te ndryshme e ky i dyti sdo tja dale dot.Meqe je shahist, rrembimi i pushtetit me elektoratin cub enverist eshte njelloj sikur ti te luash shah me nje gango e ai te merr mbretin tend e fut ne xhep, te detyron te nenshkruash se humbe dhe te te detyroje ta pranosh humbjen para kamerave, duke u zgerdhire e duke thene se eshte humbja me e embel qe ke shijuar ndonjere.Ngele pushke e vjeter e mirembajtur e vajisur keq.Behu me pak racist e do te rindjehesh mire.

    1. VFLP says:

      Per HALABAKET maskarenj dhe injorante, si ky “tung” trungu, mjafton vetem nje dokument amerikan :
      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan:
      “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
      1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët, Aliajt.
      1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
      Bushatët, Çobat, Harapët.
      d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)

  14. Gezim PEPI says:

    Inderuar Shpetim,je analist i pa pare ,me kembe ne toke.pra nje Kolnjar i vertete,

  15. Gezim PEPI says:

    I nderuar Shpetimanalize e sakte.je i perpikte dhe me kembe ne toke, si K OLONJAR I VERTETE.

  16. shahisti qe e rre mendja se eshte analist says:

    ….

  17. Letrari says:

    Bravo “Flutura”, nuk kam çfar te shkruaj ne koment. E ke thene shume bukur. Balzaku ka shkruar per popujt, kurse Kadarea vetem per tu cituar nga ” elitat”.

  18. Gezim Voda says:

    O ju kundershtare te shkrimit te Nazarkos! Po ç’rendesi ka tek llogjika dhe argumentet qw jep Nazarkua , se ai na qenka nje shahist, e pastaj i renka vlera?! Pa le kur dikush e quan komunist! Le qe nuk ka lidhje fare me komunistet ky njeri, por dhe sikur te ishte, le te shohim çfar thote, çfar vlere kane ato per opinionin. A ka kush t’ia hedhij poshte ato qe thote ai ne lidhje me ngjashmerine e situatave haxhiqamiliste dhe te ketyre te sotmeve qe thone ” e dime vete çfar bejme dhe nuk pyesim per nderkombetaret?!” Le te merremi me thelbin e çeshtjes se sa me militantizmin partiak, me “qwnien “tifoz” i semure i kujtdo pale. Analizen e Shpetim Nazarkos, per mendimin tim e pershkon ndjenja e atdhetarizmit, e venies se intersave kombetare mbi ato pjesore, partiake, inatçore dhe ekstremiste. Ai na ve perpara dy periudhat qe flasim, permes fjaleve te shkruara nga Kadareja dhe te nje shembulli nga Balzaku qe ne si shqiptare dhe sidomos politikanet e papergjegjshem qe aktualisht jane ne krye te opozites dhe ne Presidence, ti lexojne et’i vene gishtin kokes per te mos u kthyes ne Haxhi Qamilet e ketij shekulli. Personalisht, i shpreh mirenjohje dhe nderim zotit Nazarko per analizat e ftohta dhe dinjitoze qe ben jo vetem ne kete rast por edhe here te tjera. Respekte .

    1. ca po thua says:

      Me komunistet kane lidhje mbi 90% te shqiptareve! Kush nuk ka, ose eshte pinjoll i kolaboracionisteve te fashizmit ose pinjoll i ordinereve, sepse vetem keto shtresa nuk lejoheshin te kishin lidhje me komunistet!!!

  19. I.Hoti says:

    O’ben’ cari ! Kush pordhosi demokracine shkaterroi grabiti vrau e shiti vendin! Shqiptaret edine majmunet jo

  20. Lala says:

    Bravo Flutura! Me fal por , me siguri dine marken e brekeve te Mones edhe asaj putanes se Zenit qe nuk me kujtohet emri .

  21. MIKA says:

    Respekt z.Nazarko per dinjitetin si njeri e i paepur ndaj ketyre funderinave qe per fat te keq ky vend ka prodhuar e prodhon shume nga Viçidoli e deri ne Skrapar!Ke mbetur i paket ne kete tallaz te terbuar te Haxhiqamiloideve ,por me perkrahje e respekt te shumte!Fjala e te madhit Kadare e Rames dhe e Juaja eshte me me peshe e moral se sa bajgosja e Berishes duke na prodhuar Nano,Mete e Lulezim!Timonieri i kesaj anie qe po e drejton me mençuri,trimeri e moral Edi Rama do te ngulet ne kujtesen e ketij vendi si njeriu qe i perkushtoi jeten e tij personale ,shperberrjes se ketyre Haxhiqamileve qe vdekja do te mund tu vinte vetem nga zenkat per pushtet e para e jo per atdhe,e ky iua prishi endrat e tyre prej vocerakesh te lindur te ligj duke i lene pa gjume dite e nate!Heroi Adem Jashari luftoi me serbet e ky po lufton me ata qe i pergatiten priten ketij heroi ndaj ta rruajme se asnje prej mese 30 viteve nuk i doli zot ketij vatani perveçese trupit,mendjes e vendosjes se ketij kollozi si nga shtati edhe nga mendja!Kush eshte Shqipetar sot eshte me te e kush eshte kundra ka qene e eshte kundra Shqiperise qe ka pare lot e vetem lot per mese 25 vite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje