Kisha katolike mesazh politikës shqiptare: Tregoni më shumë dashuri për vendin, gjeni zgjidhje për krizën politike

20 Qershor 2019, 17:37Sociale TEMA

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës, Durrësit Imzot George Frendo ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat lidhur me krizën politike në vend. 

Ai dërgoi një mesazh ndaj klasës politike shqiptare ku i kërkoi të hapë një kapitull të ri.

“Në emër të Zotit ne ipeshkvinjtë katolikë në Shqipëri me shumë besim ju lutemi të tregoni dashuri më të madhe dhe të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje serioze dhe paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja të na çojë drejt një të keqje më të madhe”.

Paqja e vërtetë, tha Frendo, nuk do të thotë që të mbyllim sytë për anomalitë që ekzistojnë.

“Nuk ka paqe të vërtetë nëse nuk ndërtohet mbi drejtësinë e vërtetë. Ju lutemi të hapni një kapitull të ri në politikën tuaj. Harroni fjalët e forta që ju vetë u keni drejtuar kundërshtarëve tuaj, harroni gjithashtu fjalët që kundërshtarët tuaj u kanë drejtuar juve. Harroni planet që kishit hartuar për të luftuar kundërshtarët, harroni edhe premtimet me të cilat kishit mbushur mendjet e ndjekësve tuaj”.

Kleriku katolik  siguroi politikën  se  asnjë shqiptar që e do atdheun dhe  të mirën e përbashkët më shumë  sesa të mirën e partisë nuk do t’i qortojë apo akuzojë se nuk mbajtën fjalën nëse arrijnë të kërkojnë një rrugë të ndryshme nga rruga që kanë ndjekur deri më sot.

“Jini të sigurtë se shumica e popullit tonë kërkon prej jush vullnet të mirë për të shmangur çdo rrezik që do të na çojë drejt një humnere vdekjeprurëse. Ka pasur raste kur të gjithë ju jeni shprehur me krenari për fatin tonë të lumë që mes besimeve të ndryshme në këtë vendin tonë të dashur ekziston një traditë bashkëjetese ndërfetare në harmoni. Këtë vlerë të rëndësishme, duhet të mësoni nga ne.

Në  fund kisha katolike kërkon një reflektim nga vetë qytetarët.

“Besimet nuk na kanë ndarë, mos të lejojmë që të jetë  politika shkak përçarje për popullin tonë.Populli ynë i dashur, inteligjent dhe shumë fisnik e ka memorien historike të largët dhe të afërt të freskët dhe është i vetëdijshëm se politika nuk do të arrijë ti përçajë për ti bërë keq vendit të vet dhe bashkëvëllezërve shqiptarë. Zoti ju ndriçoftë dhe dhëntë guxim për të zgjedhur rrugën e drejtësisë dhe të paqes”.

6 komente në “Kisha katolike mesazh politikës shqiptare: Tregoni më shumë dashuri për vendin, gjeni zgjidhje për krizën politike”

    1. u dhime duke qesh says:

      Kisha katolike do beje mire te na sqaroje, nese Toka rrotullohet rreth Diellit apo jo ?

  1. Maksi says:

    Ju te kishes katolike beni mire te kerkoni falje per ato jete te pafajshmish qe keni djegur ne turren e druve me shekuj. Pa dalim moshe dhe gjinie. Dhe per kishat e juaja qe sipas papes i keni kthyer ne berdello duke i kthyer murgeshat skllave seksi.

  2. shko mor q…. ne byth e perdhunoni fmi ate pune keni ju fashista te ndyte.

  3. Ratko Mladic says:

    Maksi [myrteza] Mos fol me se qelbesh edhe dukesh qe je nje muhamedan islamik….Prandaj laje gojen kur te ofendosh Kishen e shenjte…Terroristat dalin prej xhamive arabo-turke dhe jo pre Kishes !!!!

    1. Maksi says:

      @Mlladic. Ben mire te shkosh edhe nje here ne fillore. Dhe te mesosh historine e inkuzicionit. Sic duket paske mesuar vetem sa te shkruash kur ke qene ne shkolle. Edhe lexo dhe lajmet qe Papa vete ka deklaruar qe murgeshat shfrytezohen si skllave seksi.Idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje