“Luanët e pamposhtur” bojkotojnë Kupën e Afrikës për 30 mijë euro

20 Qershor 2019, 20:30Sport TEMA

Edicioni i 32-të i Kupës së Afrikës do të nisë mbrëmjen e kësaj të premteje. Por, më tepër sesa eventi në vetvete, lajmi më i rëndësishëm është bojkoti, i përkohshëm i Kamerunit.

Përfaqësuesja e “luanëve të pamposhtur” duhej të udhëtonte drejt Egjiptit, vendi ku do të organizohet evenimenti, por skuadra qëndroi në atdhe.

Arsyeja lidhet me faktin se Federata e Kamerunit ende nuk i ka shpërndarë lojtarëve shpërblimet për pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës, për një shifër që përllogaritet afro 30 mijë euro.

Ekipi refuzoi të nisej, duke lënë të hapur mundësinë e bojkotit. Në situatën e krijuar, trajneri Clarence Seedorf angazhoi ish-legjendën e ekipit, Samuel Eto’o, për të negociuar me futbollistët për gjetjen e një zgjidhje.

2 komente në ““Luanët e pamposhtur” bojkotojnë Kupën e Afrikës për 30 mijë euro”

  1. artiles says:

    Le ti paguaj Samueli dhe Sedorfi 30 mije Euro, se nuk i kane gje!

  2. Arifi says:

    Per 30.000 euro??? Po disa nga ata marin miliona ne sezon… pune zezakesh me pak llafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje