Një përplasje me armë ka ndodhur sot në qytetin Durrësit. Nga të dhënat e para raportohet se ka mbetur një shtetas i plagosuri, i identifikuar si Julian Meçaj.
Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Ish-Kënetës, pranë autostradës Tiranë-Durrës.