Gazetari gjerman Peter Tiede, ka nxjerrë sërish disa përgjime ditën e djeshme, për zgjedhjet e Dibrës.
Nga përgjimet, personazhi kryesor del Imer Lala.
Ai është përgjuar duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, njeriu që drejtoi fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016, në të cilat fitoi Muharrem Rama i PS-së ndaj Sherefedin Shehut të PD-së.
Kujtojmë se Imer Lala ishte njeriu i Shpëtim Idrizit në Dibër, i angazhuar në këto zgjedhje, pasi PS shmangu LSI dhe provoi të fitonte në një aleancë të ngushtë me PDIU-në, siç dhe ndodhi.
Vajza e tij, Reme Lala, hyri në Parlament më siglën e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, pikërisht nga zona e Dibrës.
Kohë më vonë shpërthyen dhe akte dhune në ambientet e Bashkisë së Dibrës, pasi një i deleguar i mazhorancës nga Tirana, nisi të hiqte nga puna njerëzit e Shpëtim Idrizit, sjellë aty nga Imer Lala, i cili kishte përplasje me kryetarin e ri Muharrem Rama.
Prej asaj ngjarjeje, Rama e Idrizin nisën ftohjen.
Reme Lala kaloi në nga PDIU te PS, ndërsa sot, Idrizi është në krah Bashës në betejën për votën e lirë, pasi humbi dhe Imer Lalën, e rrjedhimisht influencën elektorale në Dibër.
Tani presim që aleati i Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi, të dalë e të denoncojë Imer Lalën, për blerje votash.
Se jo për gjë, por është në aleancë me partitë, që mision të tyre, kanë demokracinë dhe votën e lirë.(TemA)
Po shkerdhatat nuk flasin per shkerdhatat. Ja pse
Te gjithe shkerdhata jane. Me Rame, Me Bashe, Me Monike, Me Sali, Me Ilir, Me shpetim.
A mo popull i shkrete, si skeni per ta kuptuar qe keta tallin trapin ne menyren me banale me ne.
Mjere ne kush na perfaqeson.
Shume pyetje e drejte! Perse Taulant Palla nuk flet per Tojota Jaris?
Tahiri per Audin?
Xhafaj per Byrazerin?
Rama per Bunkerin? Dosjen 339, Unazen, Kollovarin, plehrat ene Detin Jon?….ymerin, cunat e shijakut?!
ymer Lala eshte njeri i rames, ska lidhje me idrizin
Lala nuk eshte me Ramen dhe gjate lokaleve ne Diber ishte nen hyqmin e Idrizit te PDIU dhe nese ka vjedh vota i ka vjedh me Idrizin qe dje dhe sot lufton per voten e lire nen sqetullen e Berishes. Kjo eshte ironia dhe mashtrimi i te ashtuquajturve “demokratet” e Shqiperise qe sot po i vene flaken shkollave dhe muzeve, e plagosin mbrojtesit e rendit.
Te gjithe kryetaret e partive dhe rrethi i ngushte i tyre jane te lidhura me krimin. Katovica deri ne detajin me te vogel……