BE rrit presionin ndaj Rusisë për zbardhjen e hetimit të MH17

21 Qershor 2019, 13:28Bota TEMA

Të 28 shtetet anëtare të BE-së në kuadër të samitit të mbajtur dje në Bruksel ushtruan presion ndaj Rusisë, duke i bërë thirrje për të bashkëpunuar plotësisht  në hetimin e nisur për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëzimin e fluturimit MH17 në 2014 në Ukrainë.

Liderët e shteteve të BE-së iu bashkuan thirrjeve ndërkombëtare drejtuar Moskës, e cila vijon të mohojë çdo përgjegjësi në tragjedinë që i mori jetën 298 personave në lindje të Ukrainës.

Ekipi ndërkombëtar i ngarkuar për hetimin e çështjes së fluturimit MH17 të Malaysia Airlines njoftoi të mërkurën se tre shtetas rusë dhe një ukrainas do të gjykohen për vrasje në mars 2020 në Holandë.

Nën akuzë se kanë shkaktuar rrëzimin, këto katër ushtarakë të lartë separatistë prorusë të lindjes së Ukrainës do të jenë të parët që do të dalin para drejtësisë në këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje