Irani rrëzoi të enjten një fluturake amerikane pa pilot të SHBA.
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë konfirmuar se Irani ka rrëzuar një nga dronët amerikanë që kushtojnë nga 180 milionë dollarë, por mohojnë pretendimet e Gardës Revolucionare të Iranit se kishte hyrë në hapësirën ajrore të Iranit.
Ushtaraku iranian Hossein Salami, ka deklaruar se njerëzit e tij janë “të gatshëm për luftë” dhe se dronin e kanë rrëzuar pasi kishte kaluar kufijtë dhe “ata janë vijat e tyre të kuqe”. (TemA)