Lajmi për sëmundjen e rëndë, reagon Maradona: Të tjerët po vdesin nga kjo, unë jo

21 Qershor 2019, 12:28Sport TEMA

Diego Maradona po kalon një moment të vështirë në jetën e tij dhe në lajmet e fundit, është raportuar se legjenda e Argjentinës po lufton me një sëmundje të rëndë e cila mund t’i marrë edhe jetën.

Maradona raportohet të ketë sëmundjen e njohur si “Alzheimer”, sëmundje kjo e rëndë.

Megjithatë, në një postim në “Instagram”, Maradona ka reaguar ashpër ndaj këtyre lajmeve.

Ai u shpreh se të gjitha mediat po gënjejnë dhe se askush nuk e di në të vërtetë se për çfarë po flasin, duke qenë se i bindur se nuk e ka një sëmundje të tillë.

“Ata po gënjejnë, po gënjejnë. Po flasin për “Alzheimerin” por në fakt nuk e dinë se çfarë do të thotë. “Alzheimer” është një fjalë e tmerrshme dhe njerëzit me këtë sëmundje vdesin. Unë nuk po vdes.

Bijtë e “e dinë vetë ata se të kujt” po mundohen të më bëjnë konfuzë po unë nuk bëhem konfuz aspak”, ishte reagimi i Maradonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje