Fatos Malaj, kandidati shqiptar për në Parlamentin Grek
FATOS MALAJ, kandidat për deputet në A’ Athinë me Lëvizjen për Ndryshim (Kinima Allagis), u bën thirrje gjithë bashkatdhetarëve që kanë të drejtë vote, të votojnë në zgjedhjet e 7 korrikut.
Fatos Malaj, “në vetë të parë”
U linda në Delvinë dhe emigrova në Greqi në 1997, ku jetoj dhe punoj. Jam qytetar grek me origjinë shqiptare.
Djalë i një familjeje punëtore, i mbushur ëndrra për një të ardhme më të mirë, puna fort në Greqi, duke kontribuar në jetën publike greke.
Që në momentin e parë u aktivizova energjikisht për të drejtat e emigrantëve, për integrimin normal të tyre në shoqërinë greke, pasi gjithmonë më interesonin marrëdhëniet njerëzore, posaçërisht në kuadrin multikulutror.
Jam ndërmjetës ndërkulturor i certifikuar në drejtorinë e shërbimit të emigrantëve në administratën e decentralizuar të Atikës. Një pozicion që më ka mundësuar të funksionoj si urë komunikimi ndërmjet emigrantëve dhe shoqërisë greke.
Jam kryetar i “Arogji – Përkrahja”, një organizatë joqeveritare, me aktivitet të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Jam këshilltar i posaçëm për çështjet e emigracionit në Këshillin përfaqësues të Hulumtimit të Argumentimit Generation 2.0 for Rights, Equality and Diversity dhe anëtar i departamentit të të drejtave të njeriut dhe politikës së emigracionit në partinë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).
Jetoj dhe punoj gjithë këto vite mes njerëzve, duke dëgjuar çdo ditë për problemet e tyre dhe padrejtësitë që iu bëhen.
Besoj thellë në veten time se mund të bëhem deputeti juaj, deputeti i të gjithëve.
Puna ime
Me përvojën time shumëvjeçare kam realizuar dhe koordinuar një sërë aksionesh në çështje të emigracionit dhe nënshtetësisë dhe në të njëjtën kohë kam ndërmarrë iniciativa dhe kam paraqitur propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për emigracionin, duke lehtësuar në masë të madhe jetën e emigrantëve.
Ndërmjet tyre veçohen:
Leja e qëndrimit për brezin e dytë, falë të cilës fëmijtë e emigrantëve pajisen me leje qëndrimi dhe në vijim mund të marrin nënshtetësinë greke.
Aplikacioni elektronik “Ecuria e dosjes” për lejen e qëndrimit, ku çdo emigrant mund të informohet në kohë reale për procesin lidhur me kërkesën e tij
Propozimi për leje qëndrimi për nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi, përmes së cilës nëna emigrante arritën pas vitesh të tëra pasigurie, të legalizohen
Iniciativa për ridhënien e pensioneve homogjenëve grekë nga Shqipëria pas ndërprerjes së tyre nga qeveria e Demokracisë së Re
Përmes pjesëmarrjes time aktive në diskutimet e komisioneve parlamentare të Parlamentit Grek, kam kontribuar në evidentimin dhe trajtimin e problemeve që lidhen me qëndrimin dhe integrimin social të brezit në dytë në Greqi, si:
Propozimi për marrjen e nënshtetësisë greke edhe nga fëmijë emigrantësh që kanë kryer studimet e larta pas marrjes së diplomës nga një shkollë e mesme greke, ndihmoi që të shmanget nga margjinalizimi një pjesë e madhe njerëzish të rinj që kishin ardhur në Greqi në moshë më të madhe, duke mos pasur mundësi të ndiqnin shkolla të nivelit të parë arsimor.
BREZI I DYTË I EMIGRANTËVE PËRBËN NJË PRIORITET KONSTANT PËR MUA.
FATOS MALAJ, kandidat për deputet në A’ Athinë me Lëvizjen për Ndryshim (Kinima Allagis).
Një zë ndryshe në parlamentin Grek.
Marnis 59, 10437, Athinë
Tel. 2114147928 / 6907631591
E-mail: [email protected]
facebook: @fatosmalai
Instagram: @malajfatos
Twitter: @FatosMalai
Kush flet qe Greket janer racista ndaj muslimoneve!
Po shtetas shqiptar,a je ?
Se m duket ke “harru” me e shkrujt..
hahahaha,kur suniti i hipen…………kallamit!
Kinima alagis,alakse o manolios ebale ta rouxa tou alios.
Parti fantazme.
Shqipetaret duhet te votojne Siriza.
Nuk besoj se shqiptaret do te jene aq te papergjegjshem per veten e tyre. Ke zgjedhur vendin e gabuar per te kandiduar. Kryeministrit Cipras nuk ja shperblejne dot shqiptaret dhe gjithe emigrantet, por me shume greket qe i shpetoi nga vdekja. E si mund ta hedhin voten kot ata kur i duhet kryeministrit ajo vote per te vazhduar rrugen dhe perspektiven?!
gerqia ka qene dhe do te jete gjithmone nje shtet shovinist me shqipetaret ne rast se zgjidhet deputet do te jete fantazem