I ftuar në ‘Mbrëmje Ide” Pandeli Majko është shprehur se “nëse kjo do të ishte një krizë që do të kishte protagoniste PS-në , sinqerisht do e kisha shumë të vështirë të vija sot këtu”.
Sipas tij vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është ajo që do të caktojë nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.
Kjo gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.
Nëse Gjykatë thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale.
Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykatë Kushtetuese!
Nëse kjo Gjykatë Kushtetuese do të marrë këtë vendim ne do të jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje.
Por sot ne askush nuk mund të na ndalojë dhe të na thotë se ju nuk do të shkoni në votime”.
Ai u ka bërë thirrje mendjeve të kthjellëta të opozitës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Këshilla ime është që të mos shkohet tek përplasja.
Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90 të nxjerri njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë.
Është e paimagjinueshme.
Prandaj mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla.
Nëse kam ardhur sot këtu është se asnjë qytetar nuk i intereson të vërë jetën në rrezik të tij dhe të familjes së tij për politikanët shqiptarë, përfshirë edhe veten time.
Nuk dua të dal unë si delja e bardhe midis të zezave sepse edhe unë kam kusuret e mia bashkë me të tjerët. Sot PS-së nuk ka asnjë mundësi që të kthehet pas.
PD i ka të gjitha mundësit që të kërkojnë zerimin e procesit zgjedhor nëse ata mendojnë se ky proces është fals, i paligjshëm dhe anti-kushtetues, le të shkojnë në gjykatë. Të shkojnë në gjykatë dhe të mos nxjerri njerëzit dhe gratë që të përplasen me policinë”./abcnews.al
yes Pandeli ke thene nje gje te sake.
Pershendetje.
Po si maqedonas qe je, si minoritaret e tjere qe keni zaptuar PS, perplasje mes shqiptareve do me 30 qershor. Nga minoritare si ju shqiptaret nuk presin asgje te mire. E rendesishme eshte qe jeni dekonspiruar e luani haptaz e antishqiptarisht e antidemokratisht.Turpi i historise se Shqiprrise.
Ky Majko po ben rolin e oportunistit dhe kjo me duket e neveritshme. Sot kerkohet burreri nga politikanet.
Zoti Majko ato qe thua ti qendrojne ,por tani eshte teper vone ,sepse prej 90-e deri me ditet e sotme ,kete pacaure ,ne saksionin e zbatimit te ligjeve e kini bere ju perfaqesuesit e PS sepse prej 90 -e deri me sot ka komanduar dhe komandon Vicidoli me ligjin e forces (XHUNGLES} dhe ju I mbani sehir ku SPAHIA u fut die dhe doli sot pra kriminelet I mbroni ju dhe I zgjithni ju deri edhe ne detyren e Presidentit ,mire ke bere qe ke dhene mendimin tend por mos qendro me delet e zeza .Sqaroheni popullin dhe zbatoni ligjet .
Me fal z. Majko!
Po ku mutin asht kjo gjykat.Se po te ishte gjykata kushtetuese, Meta do shkarkohej si nji e nji bajne dy.E te shikonte Bash Berisha si do rrinin si cecua pa iu ndigjue zani as te pjerdhunit nuk do guxonin te banin sikur te ngrenin nji vagon fasule pe vicidolit.
Me fal z. Majko!
Po ku mutin asht kjo gjykat.Se po te ishte gjykata kushtetuese, Meta do shkarkohej si nji e nji bajne dy.E te shikonte Bash Berisha si do rrinin si cecua pa iu ndigjue zani as te pjerdhunit nuk do guxonin te banin sikur te ngrenin nji vagon fasule pe vicidolit ne vakt.
Sqaroni nje here dekretin ne gjykste kushtetuese,pastaj futini njerezit ne zgjedhje e mos shkaterroni vendin fizikisht e shpirterisht. Jo sikur thua ti shkojme ne perplasje nje here meqe keni para, paramilitare police, ushtri shik, vullnetaret e enverit e pse jo nato e pasi sipas jush te keni asgjesuar opoziten , gjykata kushtetuese do ju jape te drejte juve, fitimtaret se dhe po te doje tja jape opozites nuk ka ku e gjen se sipas jush e keni shuar! Tinezi e ligesi.