Torres rrëfen lamtumirën e tij: Arsyeja e tërheqjes, ndeshja me legjendat dhe e ardhmja!

23 Qershor 2019, 17:35Sport TEMA
Torres rrëfen lamtumirën e tij: Arsyeja e tërheqjes, ndeshja me

Në një sallë të një hoteli gjigant në Tokio, para 300 gazetarëve dhe në 90 minuta konferencë, sulmuesi 35-vjeçar foli për lamtumirën e tij në futboll.

“Lamtumira ime nuk mund të ishte më ikonike, duke e bërë atë para miqve të mi më të mirë, Andres Iniesta dhe David Villa. Kemi përjetuar momentin më të rëndësishëm në kombëtare dhe vendosja e kësaj date do të jetë shumë emocionuese e do të më japë gëzim”, tha fillimisht Torres, shkuran Telesport.

Motivimi – “Do të punoj fort në këto dy muaj të mbetur. Si gjithmonë, në fillim do të vij në stërvitje dhe do të largohem normalisht. Do të jap më të mirën time në stërvitje dhe në çdo ndeshje, sepse këto janë të fundit të karrierës sime.”

Arsyet e vendimit – “E kuptova se nuk mund të isha në nivelin që duhet të isha dhe vendosa të tërhiqem.”

E ardhmja – “Presidenti Takehars më ka dhënë mundësinë që të qëndroj i lidhur me këtë klub si këshilltar. Sagan Tosu ka potencialin për tu bërë një klub i madh në Japoni dhe i njohur në të gjithë botën. Ne do të punojmë së bashku për të arritur këtë gjë.”

Një mesazh – “Çdo hap që kam hedhur në futboll ka qenë i mirë dhe nuk do të kthehem pas, nuk do të ndryshoja asgjë nga e kaluara. Tek Liveprool kam pasur moment të paharrueshme, por tre vitet më të rëndësishme kanë qenë ato tek Atletico Madrid, herën e dytë.”

Rikthimi  tek Atletico Madrid – “Të gjithë presin që unë të rikthehem tek Atletico. Atletico është jeta ime dhe ndoshta do të ndodhë në të ardhmen, por duhet të trajnohem, të studioj. Nuk dua të kthehem tek Atletico dhe të jem thjesht një figurë, nëse kthehem do ta bëj për të përmirësuar Atleticon.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje