Java e fundit e qershorit do të jetë vendimtarja për fatin e asaj që pritet të ndodhë më 30 qershor.
Të hënën Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, i cili kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.
Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt duket se shprehet për vlefshmërinë apo jo të dekretit të Presidentit për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Opozitarët, të cilët këmbëngulin se Kolegji Zgjedhor nuk ka të drejtë të gjykojë dekretin , të hënën do i kërkojnë KQZ lirimin e ambienteve që përdoren si qendra votimi dhe revokimin e listave të zgjedhësve në baskitë e tyre.
Ne anën tjetër shumica në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytet ku drejtojnë PD dhe LSI, në mjedise që nuk varen nga bashkitë, pasi drejtuesit po vijojnë prej disa ditësh një betejë me KZAZ-të.
KQZ ne vendimin qe ka goditur partia e Idajet Veqirir ne Kolegjin Zgjedhor ka bere konstatimin e pavlefshmerise absolute te Dekretit te Presidenit. Nese Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit le ne fuqi vendimin e KQZ, automatikisht ka certifikuar dhe konstatimin e pavlefshmerise absolute te dekretit. O njera o tjetra. S’mundet qe edhe dekreti i presidentit te jete i ligjshem, edhe vendimi i KQZ qe e konsideron te paligjshem dekretin te jete i ligjshem gjithashtu.
Ca jane me keto maskaralliqe ??!!
Ilir Meta kishte caktuar daten 30 qershor 2019 qe te votohet per bashkite, apo jo ??
I teket bytha likes , si cope derri dhe pazarxhi qe eshte, te anulloj dt 30 qershor !!!
I teket gjithashtu dhe sali berishes te djegi mandatet.
Ikni o qelbesira o kellirat e shqiperise, zhdukuni njehere e mire.
Ne 30 qershor te gjithe do votojne