45 vjeçarja, Tina Cotton dikur kishte 120 kilogram. Por, kur e pa se pesha e saj dita-ditës po rritej ajo i bëri një premtim vetës për të hequr ushqimet që kishin shumë kalori. Tani ajo peshon 57 kilogram.
Fillimisht, Cotton filloi të ecë. “Unë nuk ha asnjë patate të skuqur tani. Nuk mund ta besoj çfarë kam kaluar për të hequr gjithë atë peshë.
Unë isha një ngrënëse ngushëlluese, unë haja derisa ndihesha keq për shumë ditë. Pas humbjes së tre foshnjave të mia, unë thjesht nuk mund të përballoj faktin se nuk do të isha mama përsëri.
U ndjeva e trishtuar gjatë gjithë kohës dhe nuk u kujdesa fare për veten time”, ka thënë ajo.
“Tani kam një dietë të ekuilibruar, bëj llogaritje tradicionale të kalorive, mendoj se funksionon shumë mirë.
Unë gjithashtu sigurohem që të bëj të paktën 16.000 hapa në ditë dhe është një ushtrim kaq i mirë.
Gjithashtu kam ndërprerë alkoolin”, ka vlerësuar tutje 45 vjeçarja. (TemA)