Një lajm i mirë për banorët e Kurveleshit. Është miratuar fondi për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës që të çon drejt Nivicës. 8 milionë euro do të përdoren për segmentin Bënçë-Lekdush. Ky investim shkurton kohën për të shkuar në Nivicë dhe krijon një perspektivë të re për zhvillimin e kësaj zone
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Nivicë një prej fshatrave që bën pjesë në programin ‘100 fshatrat’. Ai zhvilloi një bashkëbisedim me blegtorë të zonës përreth, për të diskutuar me ta mundësinë e zgjerimit të tufave të mbarështimit të të imtave për mish.
Vlora, Tepelena dhe Gjirokastra që kanë numrin më ta madh të krerëve do të jenë të parat që do të përfitojnë nga kjo mundësi nëse gjenden termat e bashkëpunimit mes investioreve dhe blegtorëve të këtyre tre qarqeve. Veç kësaj mundësie, ministri Çuçi diskutoi me blegtorët edhe një paketë të re mbështetje që Ministria e Bujqësisë do të ketë për blegtorinë. Do të ketë subvencione direkt për tufat e blegtorëve, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet paralelisht me sektorin e prodhimeve bujqësore.
BRAVO! Me se fundmi edhe keto fshatra do te udhetojne si njerez. Eshte rrezik jete te udhetosh nga Tepelena per ne Progonat e Nivice. Tani kjo rruge i shpeton keta njerez, sidomos ata qe kishin nevoje per sherbime mjekesore nga rrezikimi i jetes. FALEMINDERIT z. Rama!