Basha: Zgjedhjet nuk do lejohen, nuk do pranohen, nuk do njihen

25 Qershor 2019, 11:27Politika TEMA

Kryetari i  Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se zgjedhjet me 30 qershor nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do njihen sipas tij.

Në një deklaratë për median pas takimit me Leyla Moses Ones, Basha tha se 30 qershori do të jetë dita kur nis fundi autokratik i Edi Ramës.

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. 

S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut, por nuk ka zgjedhje. S’ka rëndësi çfarë mendon km, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. 

Zgjedhje pa opozitën nuk ka, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme.

Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetutës.
Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të RSH.

30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake”, deklaroi Basha. (TemA)

10 komente në “Basha: Zgjedhjet nuk do lejohen, nuk do pranohen, nuk do njihen”

  1. bosi1 says:

    Ose nis fundi i Lul Bashes …. njeri ka per ta honger sallamin turist.

  2. bosi1 says:

    SHifeni ca fytyre te deshperuar qe ka ky Lul Basha … duket qe e ka humbur pusullen …. ha ha ha
    Duket sikur do qaje pas 5 minutash …

  3. lulhollande says:

    sapunin LUL (hollande) sapunin
    por kujdes zezakun qe do kesh nga pas

  4. fati says:

    Po kur i do zotrote zgjedhjet, apo nuk te ka thene akoma sala. Plehra, do te behen zgjedhje sa here doni ju apo sipas ligjit???

  5. Milan says:

    Vaj me det per idjotin Lul,shqiperia nuk eshte prona juaj private o te fe o llumi i ndyre i ketij vendi,mallkuar qofshi per jete te jeteve

  6. rrema says:

    Po DASH, BE, ODIR, OSBE cfare thone, Ky eshte fundi i atyre qe kane mare peng opoziten…..

  7. Ai says:

    Vemje, vemje e vërtetë o spurdhjak.

  8. FLUTURA says:

    Pengimi i zgjedhjeve nuk eshte demokratike, meqenese ke marre flamurin e demokracise. Kjo qe ti ben eshte terror dhe e ben per tu bere vet Kryeminister dhe ne fund fare do perfundosh me nje kapister.

  9. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Se nuk i pranove ti ,na plasi trapi ne,shumices.

  10. Njutoni says:

    Ate “nuk do lejohen” rrotulloje si gazet RD dhe fute n bythen tande.
    Nuk pranohen nuk njihen ,ti hash carin
    Ka t tjer qe i bejn i pranojn i njohin
    Ikni pirdhuni n planet tjeter nese s doni me rrojt me rregulla njerzore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje