G20 – Trump takim me Xi, Putin, Modi, Merkel dhe Erdogan

25 Qershor 2019, 10:20Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet këtë javë me disa liderë në kuadër të samitit të G20-ës në Osaka, Japoni, në mesin e të cilëve janë Xi Jinping (Kinë), Vladimir Putin (Rusi), Narendra Modi (Indi), Recep Tayyip Erdogan (Turqi) si dhe Angela Merkel (Gjermani), njoftoi të hënën një zyrtar amerikan.

Presidenti amerikan do të takohet edhe me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salman, një takim që do të marrë shumë vëmendje në një klimë me tensione të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Takimet me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe kryeministrin australian, Scott Morrison janë gjithashtu pjesë e axhendës.

Takimi me Xi, i shumëpritur për shkak të luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-së pritet të mbahet të shtunën, në ditën e dytë të samitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje