VIDEO: Përplasen në ajër 2 avionë luftarakë

24 Qershor 2019, 21:13Bota TEMA

Dy avionë luftarakë janë përplasur gjatë një stërvitjeje ushtarake në Gjermani, ku të paktën njëri prej pilotëve raportohet se ka mbijetuar.

Forca Ajrore Gjermane konfirmoi se avionët e saj u përplasën të hënën afër bazës ushtarake Laage, në landin lindor Mecklenburg-Vorpommern.

Policia në Neubrandenburg tha se një prej pilotëve ishte gjetur i gjallë në pyll, teksa vazhdon kërkimi edhe për pilotin tjetër.

Pjesë të një trupi janë gjetur afër fshatit të Silz, por policia nuk mund të konfirmojë se i përkasin pilotit të dytë.

Një pilot i tretë që merrte pjesë në ushtrime, pa përplasjen dhe tha se dy parashuta ishin ulur në tokë.

Përplasja raportohet se ndodhi rreth orës 2 të drekës, afër liqenit Muritz, rreth 62 milje në veri të Berlinit.

Në pamjet e transmetuara shihen shtëllunga tymi nga 2 lokacione në pyll, ku besohet të jenë rrëzuar avionët pas përplasjes.

1 komente në “VIDEO: Përplasen në ajër 2 avionë luftarakë”

  1. Lakja says:

    dy lokacione?Cfare eshte lokacione,na cmendet me keto fjale nga i gjeni,na duhet te mbajme fjalor shume gjuhesh kur lexojme gazetat shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje