Gjithnjë e më shumë popullata arabe, po shprehet se nuk është më aq fetare, bazuar në sondazhin më të madh dhe më të hollësishëm të ndërmarrë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Gjetja, përbën një nga një faktet, se si arabët ndjehen për një sërë çështjesh, duke filluar që nga të drejtat e grave dhe migrimi, e deri te siguria dhe seksualiteti.
Më shumë se 25,000 njerëz u intervistuan për studimin – për BBC News Arabia, nga rrjeti kërkimor i Barometrit arab, përreth 10 vendeve dhe territoreve palestineze, e cila nisi që nga mesi i vitit 2018 deri në pranverën e vitit 2019.
Që nga viti 2013, numri i njerëzve përreth rajonit, që identifikohen si “jo fetar” ka pësuar rritje nga 8% në 13%. Rritja më e madhe, sipas këtij hulumtimi, është më e madhe te mosha nën 30 vjeç, ndër të cilët 18% identifikohen si jo fetarë. Vetëm Jemeni ka pësuar një rënie në këtë kategori.
Shumica e njerëzve në të gjithë rajonin mbështesin të drejtën e një gruaje për t’u bërë kryeministër ose presidente. Përjashtim bën Algjeria, ku më pak se 50% e të anketuarëve ranë dakord që një grua si kryetare shteti, është e pranueshme.
Por kur është fjala për jetën e mbrendshme familjare, shumica, duke përfshirë edhe shumicën e grave – besojnë se burrat duhet gjithmonë të kenë fjalën e fundit lidhur me vendimet e familjes. Vetëm në Marok më pak se gjysma e popullsisë mendojnë se burri duhet të jetë gjithmonë vendim-marrësi i fundit.
Pranimi i homoseksualitetit varion me raste, por është i ulët ose jashtëzakonisht i ulët në të gjithë rajonin. Në Liban, pavarësisht se ka një reputacion si një populli me liberale, sesa fqinjët e saj, shifra është vetëm 6%.
Një vrasje për nder, është ajo për të cilën të afërmit vrasin një anëtar të familjes, zakonisht një grua, sepse dyshohet se sjellin çnderim mbi familjen.
Çdo vend i anketuar vendos politikat e Donald Trump për Lindjen e Mesme të fundit, kur bëjnë krahasime mes liderëve botëror. Në të kundërt, në shtatë nga 11 vendet e anketuara, gjysma ose më shumë e miratuan qasjen e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Libani, Libia dhe Egjipti renditën politikat e Vladimir Putinit përpara atyre të Erdoganit.
Siguria mbetet një shqetësim për shumë veta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kur u pyetën cilat vende përbënin kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre dhe sigurinë kombëtare pas Izraelit, SHBA u identifikuan si kërcënimi i dytë më i madh në rajon në tërësi, kurse Irani ishte i treti me radhë.
Në çdo vend të anketuar, hulumtimi sugjeroi se të paktën një në pesë vetë e konsideronin idenë e emigrimit. Në Sudan, kjo përbënte dëshirën e gjysmës së popullsisë.
Arsyet ekonomike u përmendën jashtëzakonisht si faktor lëvizës.
Ata nuk po synojnë të gjithë Evropën
Numri i atyre që mendojnë të largohen drejt Amerikës së Veriut është rritur dukshëm, kurse Evropa është më pak popullore për ata njerëz që mendojnë të largohen nga rajoni.
Metodologjia
Sondazhi u krye nga rrjeti kërkimor- Barometri arab. Projekti intervistoi 25,407 persona “ballë për ballë” në 10 vende dhe territore palestineze. Barometri arab është një rrjet kërkimor i bazuar në Universitetin Princeton. Ata kanë kryer sondazhe sikurse kjo, që nga viti 2006.
Studimi ka të bëj me botën arabe, por nuk përfshin Iranin apo Izraelin, edhe pse përfshin territoret palestineze. Shumica e vendeve në rajon janë përfshirë, por disa qeveri të Gjirit refuzuan qasje të plotë dhe të drejtë në këtë studim. Rezultatet e Kuvajtit erdhën shumë vonë për t’u përfshirë në mbulimin arab të BBC. Siria nuk mund të përfshihej për shkak të vështirësisë së qasjes.
Për arsye ligjore dhe kulturore disa vende kërkuan të heqin disa pyetje. Këto përjashtime merren parasysh kur shprehin rezultatet, me kufizime të qarta.(TemA TV)
Natyrisht qe Irani dhe Izraeli nuk perfshihen, sepse te dy popujt nuk jane arabe (jane perset dhe hebrenjt).
Popujt arabe kane patur nje kulture te lashte dhe te perparuar, prej te ciles ka perfituar e gjithe kultura boterore! Por qe me lindjen dhe futjen e islamit ne historine e tyre, popujt arabe kane mbetur ne vend, te pazhvilluar, te prapambetur, konservatore, konfliktuale, ne luftra mes njeri-tjetrit dhe me te tjeret. Edhe ne vendet te cilat kane pasuri te medha natyrore (nafte) zhvillimet jane te cunguara, vetem aty ku deshirojne “sheiket”, ndersa popujt arabe vazhdojne e jetojne me mendesine e shekullit te VII-te ?
Ateizimi i shoqerise arabe, qe mesa duket ka filluar dhe po perparon, me siguri do sjelle afrimin e Rilindjes Evropiane (Arabe) edhe atje, qe ne Evrope ka ndodhur ne shek XVI-te! Pasi fatkeqesisht vendet arabe ende nuk kane arritur historikisht ne kohen e Rilindjes Evropiane, ne kohen kur ekzistenca e “zotit” vihet ne dyshim, feja eshte e ndare nga shteti, barazise gjinore, etj. Kalimi i ketij kufiri historik ne mendesine e popullit, me siguri do t’u jape popujve arabe perparimin dhe zhvillimin e shumepritur dhe te deshiruar. Ky do jete dhe nje zhvillim pozitiv per gjithe Boten, pasi perfundimisht interesat arabe do perputhen me interesat e popujve te zhvilluar te botes!!!