SHIFRAT: Sa perime po prodhon Shqipëri? Ja tre zonat me nivelin më të lartë

23 Qershor 2019, 22:30Sociale TEMA

Shqipëria ka tejkaluar nivelin e 1 milion tonëve të prodhimit të perimeve.

Referuar statistikave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 prodhimi i perimeve ishte 1 milion e 166 mijë ton,  duke shënuar një rritje vjetore rreth 1,25 %, krahasuar me vitin 2017.

Nëse krahasojnë nivelin e prodhimit, rezulton se për çdo vit Shqipëria po rrit në mënyrë progresive sasinë e perimeve që prodhon.

Në vitin 2014, Shqipëria prodhonte 950 mijë ton perime dhe gradualisht ka tejkaluar nivelin e mbi 1.1 milion tonëve.

E sa i përket zonave që prodhojnë më shumë, sipas INSTAT, niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418 mijë e 921 ton, Tiranë me 127 mijë e 176 ton dhe Berat me 118 mijë e 687 ton.

1 komente në “SHIFRAT: Sa perime po prodhon Shqipëri? Ja tre zonat me nivelin më të lartë”

  1. Drini says:

    Ky suskses jepet me disa fjali. Budallaleqet e politkaneve nxirren nga facebooku dhe tirren e stertirren.Shyqyr qe nuk pashe ndonje gje nga ai manjani se na e shpifi perdite neper gazeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje