Pavarësisht qëndrimit të presidentit, Misioni i vëzhguesve te OSBE/ODIHR-it në vendin tonë duket se i kanw injoruar deklaratat e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe po vijojnë normalisht punën e tyre për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Çka do të thotë se OSBE/ODIHR, dy organizatat që certifikojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e njohin datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh në vendin tonë.
Pas regjistrimit edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë vijuar takimet e tyre me kandidatët për bashkitë.
Ndonëse, na ndajnë edhe pesë ditë nga data e zgjedhjeve, OSBE/ODIHR ka sjellë qindra vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet, që do të thotë se misioni i cilëson zgjedhjet e 30 qershorit si zgjedhje normale.
Si në çdo palë zgjedhje të mëparshme, OSBE/ODIHR po ndjekin të njëjtën praktikë.
Ndërkaq, vëzhgues të misionit të OSBE/ODIHR, të drejtuar nga Audry Glover u takuan sot me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kandidon në këto zgjedhje për një mandat të dytë.
“I lumtur që prita në një takim Amb. Audrey Glover, e cila drejton Misionin e Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri! Pas vëzhguesve afatgjatë tashmë të akredituar, presim që qindra vëzhgues të tjerë afatshkurtër të mbulojnë Tiranën dhe 60 bashki të tjera përgjatë fundjavës”, shkruan Veliaj në Twitter.
Keta te osbe Jane mashe e djallit.Jane kthyer ne mekembes te elitave te korruptuara e te inkriminuara te vendeve te vogla e te mesme qe Jane jashte vendwve te BE apo jashte ndikimit direct amerikan. Keta legjitimojne thjeshte transferimet e pushteteve midis paleve sesa punojne e certifikojne ndryshimet reale ne vendet perkatese, ne perputhje me nevojat adequate te shoqerive. Vetem per demokraci ketyre nuk jua ndjen se pastaj dalin ne reforme e humbasin vendet e punes keta te pafytyre, ne mos faqezinj.
BRAVOOOO , META NE KETE RAST E MERITON INJORIMIN , ME VONE MERITON ME SHUME .
DITET PO VIJNE .