Ndonëse kreu i shtetit Ilir Meta edhe në deklaratën e sotshme nuk mohoi mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit, ish kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi në një intervistë për gazetarin Mariglen Kume të TemA TV se kreu i shtetit nuk ka asnjë mundësi për ta bërë këtë.
“Po kaq e vërtetë dhe e qartë, ndoshta edhe më shumë që Presidenti i Republikës në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk mundet që të shpërndaj Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti nuk ka autoritet kushtetues, që të vendos për një arsye të caktuar, që ta shpërndaj parlamentin”.
Nga ana tjetër Celibashi shton se dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit është në tejkalim të kompetencave të tija.
“Dekreti i Presidentit të Republikës, nuk vjen në zbatim ose në përmbyshje të ndonjë detyrimi, apo të drejte kushtetuese, apo ligjore të presidentit. Unë mendoj se presidenti i republikës, ashtu siç e ka përcaktuar Kushtetuta dhe kodi zgjedhor, ka vetëm një moment që e lidh atë me procesin zgjedhor, dhe ky moment është vetëm shpallja e datës së zgjedhjeve”.
Por kjo sipas tij nuk përbën shkelje të rëndë kushtetuese dhe të krijojë kushtet për shkarkimin e tij.
“Presidenti si një autoritet publik kushtetues, nuk ka ndonjë kompetencë, ose nuk ushtron ndoënjë autorititet lidhje me çështjen e mandateve të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë. Mesiguri që presidenti më së shumti do ti mëshoj argumentit që kuvendi, jo që nuk ka legjitimitet si trup për ta ndërmarrë këtë akt, por për faktin se mungojnë shkaqet kushtetuese për të cilat parlamenti do të duhej të shkarkonte presidentin”.
Ndërkohë na ndajnë edhe pesë ditë nga 30 qershori. Sipas Celibashit ato nuk do të klasifikohen si zgjedhje me standarde ndonëse edhe mund të njohen nga ndërkombëtarët.
“Këto janë zgjedhje të cilat me siguri nuk do klasifikohen si zgjedhje në përputhje me standardet për zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, edhe pse nëse nuk do të ndodhi ndonjë shkelje e rëndë e Kushtetutes dhe e ligjit, ato mund të jenë plotsisht të ligjshme, në kuptimin të rezultatit që mund të prodhojnë në mënyrën se si do të zhvillohet procesi zgjedhor”.
Sakaq lidhur me debatet që ka krijuar kriza politike për ndërhyrjen në kushtetut dhe në ligje, Celibashi shprehet se nëse nuk do të ketë vullnet për ti zbatuar ato sado të mirë të jenë ligjet gjithmonë do të gjendet vend për ti interpretuar.
BE, NATO, SHBA, Rusia dhe Kina e dinë që Presidenti i Shqipërisë është shkarkuar nga detyra për paaftësi. Pritet ti konfirmohet botërisht më 4 Korrik.