Ylli Manjani: Edi Rama hyri si i çmendur në politikë dhe ashtu vijoi rregullisht, por s’mund t’i hapim më rrugë

25 Qershor 2019, 09:56Politika TEMA

Ylli Manjani thotë se Edi Rama ka hyrë si i çmendur në politikë dhe kështu po vazhdon.

Megjithatë, sipas tij, ka ardhur koha të mos i hapet më rrugë.

Postimi i Manjanit

Të gjithë ata që sot thonë se Edi Rama është i çmendur dhe se nuk kemi se ç’ti bëjmë dua ti kundërshtoj!

Ç’a është kjo mesele?!

Larje duarsh nga përgjegjësia se medemek ky “na qëlloi i çmendur”?!

Jo jo. Nuk hahet kjo tezë me asnjë lloj vaji e as uthulle!

Edi Rama nuk u çmend sot, as këto 6 muaj e madje as këto 6 vitet e fundit.

Edi Rama hyri si i çmendur në politikë dhe ashtu vijoi rregullisht.

Që kur leu me të kuqe Ministrinë e Kulturës, zhgarraviti teneqet rrethuese ku po ndërtoheshin kullat binjake, u bë kryetar bashkie me citjane e mbeti me to, mori sopatën e preu shtylla faqe mediave, rrujti të gjithë fondin rezervë të shtetit me vendimet qeverisë së kohës e betonoi frikshmërisht qytetin.

Që kur mori PSSH dhe vrau çdo mendim kritik, filloi kontrollin e lajmeve e të gazetarëve, fitoi vota (jo gjithnjë zgjedhjet) me këngë e dajre pa asnjë premtim e program, shkatërroi qetësisht çdo formë demokracie politike, cyti FRESHIN të shkonte të shtëpia e Kastriot Islamit me thirrjet të tipit nazist “këtu banon tradhtari”.

Që kur shkatërroi Kushtetutën e zgjedhjet që në opozitë, mori qeverinë dhe nuk ka absolutisht një vendim të vetëm të qeverisë ku të jetë votuar sipas ligjit, kanabizoi e damkosi vendin si vend droge mu nën hundën tonë, kriminalizoi politikën e largoi çdo meritë e kontribut nga ajo.

Tani që ka vënë nën zap, shtetin është më e thjeshta të thuash është i çmendur. Tani e shohin të gjithë se çfarë është.

Çështja ishte si të ndalohej kjo çmenduri që në fillim se të themi të drejtën t’ja duartrokasësh çmenduritë prej kohësh dhe të mos arrish ta kuptosh e ta ndalosh është shumë e rëndë!

Dhe që të jem edhe më i drejtë në arsyetim, edhe unë vetë kam duartrokitur disa prej çmendurive të tij. Ashtu siç kam denoncuar me shumë kosto personale, nga brenda të këqijat e mëdha të akteve të çmendurisë anti- shtet, anti-Kushtetutë e anti- demokraci.

E kisha shumë më të thjeshtë të qepja gojën në 2007, kur ndryshoi Kushtetutën në Rogner. Apo kur humbi zgjedhjet dhe nuk mbajti fjalën dhe respektonte statutin që të ikte nga politika.

Do isha shumë më komod sot po të mos denoncoja as drogën e as vendimmarrjet e paligjshme të qeverisë.

Do isha edhe më shumë komod po të mos i kërkoja LSI të dilnim nga ai Koalicion me Ramën, koalicion i cili kishte vdekur shumë përpara 2017-ës.

Por zgjodha të denoncoj dhe të të distancohem dhe mirë bëra. Por prap nuk i jap vetes të drejtë të mbrohem me konstatimin “ky është i çmemdur”.

Ndaj sot nuk mund të mbrohet askush me këtë konstatim.

Dhe ca më keq akoma meqë është i çmendur iu dashka hapur rruga.

Jo jo! Është e papranueshme!

Edi Rama mund të jetë i sëmurë, por jo budalla.

Ndaj nuk i duhet hapur rrugë!

6 komente në “Ylli Manjani: Edi Rama hyri si i çmendur në politikë dhe ashtu vijoi rregullisht, por s’mund t’i hapim më rrugë”

  1. manjanet says:

    Plehra. Dolet mbi uje. Po nuk e di se plehrat fillojne e lagen dhe sigurisht perfundojne ne hale. Keshtu edhe ju te lesh e lise se shpejti do te gjeni vendin qe ju takon ne shoqerine tone. Per hajdute e kriminele te sojit tend e te likes sigurisht shoqeria jone nuk ka vend te lire.

  2. robqiri illi mones says:

    ndersa ti hyre e mbete ZVARRANIK ne forme e ne permbajtje, o zorraxhiu i leshe dhise

    do mbahesh mend vetem se te shkarkoj, per te mos thene ti qiu robte, Ramazan Topuzi, i cili te degjeneroj ne mes te ministrise e si zvarranik u mbylle ne zyre

  3. Berti says:

    Ik mor qelbes….nuk keni asnje te dhene te mateni je Edin…eshte vite drite larg jush….

  4. Amy says:

    ti manjani je nje plehre, qe gjynah qe te ben njehere minister, se ti je nje rrugac dhe i atille do mbetesh, Edi ju a ka bere shume mire juve, te gjithe bashke, ashtu e keni merituar, atij nuk i vini dot as te thundra e kembes ti dhe shoket e tu te rruges. Nuk ke mbetur ti me shoket e rruges te pengoni Edin dhe demokracine, se ai ka popullin pas, ti mund te kesh LSI dhe familjen tende dhe kaq.

  5. FLUTURA says:

    Nje dite nje grua e huaj ne Tiranen tone kish qendruar tek semafori per te kaluar ne krahun tjeter…
    Makinat futeshin me shenjen e kuqe njera pas tjetres dhe kalimtareve shqiptare as qe u bente pershtypje. Gruaja e huaj me sy te zmadhuar e revoltuar doli perpara makines se radhes me krahe e kembe hapur dhe bertiti stooop!
    Te gjithe ndalen dhe po e shihnin gruan me keqardhje…_ e shkreta eshte e cmendur?!
    Nje i cmendur i tille eshte Edi Ram dhe e duam pikerisht se ju ka bere zap!

  6. Erli says:

    Po rrugën e kujt nuk i hap ti o Ylli…. Po rrugën e popullit kush e hap…. Ke qene ministër drejtësie… Që do të thotë se e kupton sh mirë se i vetmi shpëtim për shqiptarët është anëtarësimi në BE… Anëtarësim politik,, se me meritë e dimë sh mirë ne populli se sa u lodhe Ti për ta merituar. Po aman, atë rrugën që spo hap na e trego dhe ne ta kalojmë një herë, se s’behet qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje