Irani kurrë nuk kërkon luftë me asnjë vend, madje as me SHBA-në, deklaroi presidenti Hasan Rohani në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili do të diskutojë mbi këtë çështje në G20 në Osaka, me presidentin Trump.
“Irani nuk ka interes në rritjen e tensionit në rajon. Iranianët kanë qenë gjithmonë të angazhuar për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe përpjekjet në këtë drejtim do të vazhdojnë’’, siguroi Rohani.
“Pjesëmarrja e Iranit në marrëveshjen bërthamore ishte e kushtëzuar nga premtimet europiane për të garantuar interesat ekonomike të vendit, por asnjë prej këtyre nuk është materializuar, dhe për këtë arsye nëse Irani nuk përfiton, atëherë do të zvogëlojë angazhimet dhe kurrë nuk do të rinegociojë mbi këtë marrëveshje”, përfundoi Rohani gjatë bisedës telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Tani qe e pane se SHBA po afron luftanije ne rrajon per ti dhene nje leksion te mire Republikes se mullaheve, iranianet po i therrasin mendjes. Too late, sulmi mbi cisternat e naftes dhe e fundit rrezimi i avionit amerikan e ka mbushur perfundimisht kupen dhe Trump-i do ti “sjelle” ne vete mullahet. Mbase po ti luten allahut, qe ti mbaje doren TRUMP-it, do arrijne te shpetojne…
Hmmm … Like Floriri i ka shpresat tek shoket iraniane … ndoshta se shpejti do e quajme Like Allende ?