Raportuesi i OKB-së: Planeti në rrezik për varfëri ekstreme

25 Qershor 2019, 20:22Bota TEMA

Planeti rrezikon një “aparteid klimatik”, për të cilin të pasurit i kanë mjetet për t’i shpëtuar urisë “ndërsa pjesa tjetër e botës është lënë të vuajë”.

Ky është alarmi i Philip Alston, raportues special i OKB-së për varfërinë ekstreme.

Eksperti paraqiti dje njëraport në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ku i kritikoi masat e marra nga organet e OKB-së si “dukshëm të papërshtatshme”, të cilat nuk do ta shpëtojnë Tokën nga “katastrofa e afërt”.

“Ndryshimi i klimës kërcënon të anulojë 50 vitet e fundit të progresit në zhvillim, shëndetësi botërore dhe reduktimin e varfërisë.

Sot shumë vende po bëjnë hapa miopë në drejtimin e gabuar “, ngre alarmin raportuesi special i OKB-së për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut, Alston.

Ai paralajmëroi se ndryshimi i klimës “mund të çojë mbi 120 milionë njerëz në varfëri deri në vitin 2030”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje