Veliaj prezanton projektin e 100 lagjeve, për herë të parë një "buqetë" investimesh për çdo lagje

26 Qershor 2019, 14:10Sociale TEMA

Projekti i “100 Lagjeve” do t’i japë qytetit më shumë hapësira komunitare, kënde lojërash e terrene sportive. Nga takimi me urbanistë dhe arkitektë për hapësirat publike në Tiranë, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj deklaroi se çdo vit do të ndërhyhet në 25 lagje dhe në fund të mandatit ky numër do të shkojë në 100

“Ajo që kemi parë është se na merr shumë kohë implementimi i projekteve ad-hoc, pra një rrugë këtu, një park këtu, një çerdhe këtu, një kopsht këtu, një kënd lojërash këtu, një ujësjellës këtu, ku disa zonave ne i kthehemi disa herë. 

Organizimi në nivelin e një buqete investimesh për një lagje të tërë ku i hyhet me themel si infrastrukturës nëntokësore, utiliteteve dhe infrastrukturës mbitokësore, por edhe infrastrukturës sociale, çerdhe, kopshte e kënde lodrash, ja vlen më mirë të bëhen si një buqetë sesa me disa arna që shkojnë ndër vite. Kështu që kjo është arsyeja që pse jeni larguar nga ideja e projekteve ad-hoc në idenë e projekteve paketë. 

Dhe një nga gjerat që do të bëjmë është që çdo vit duam që të investojmë në 25 lagje, ta bëjmë këtë me themel dhe ta bëjmë këtë nëpërmjet disa konkurseve të arkitekturës, ku të kemi atë që quhen projektet me një firmë arkitekturore që i shkon deri në fund që nga punimet industriale që janë uji, kanalizimet e deri te ato estetike dhe te arkitektura e peisazhi që ne duam të lëmë si trashëgimi në këto 100 lagje ose 25 blloqe banimi çdo vit”, tha Veliaj.

4 komente në “Veliaj prezanton projektin e 100 lagjeve, për herë të parë një “buqetë” investimesh për çdo lagje”

  1. Detari says:

    cfare kuptimi kane kendet e lojrave per femije kot?

    vetem shqipot rrin rrugve si fakira me femijet si bageti

  2. stela says:

    Zoti velaj ju keni bere shume gjera te mrkudhushme keni punuar shume meritoni nje bravo te madhe njerz si juve i duhen vendit tone
    por mendini ime eshte qe gjeja me importante per njerzit eshte te ndertoni shtepia populare dhe ti jepen familjareve me nje qera te leverdisshme sic behet ketu ne Austri dhe do shikoni do fitoni me shume simpati dhe Respekt, dhe keta njerze do tju vlersojne me teper ato gjerat qe juve doni te beni kende lojrash apo sportive jane gjera sekondare

  3. T. Voda says:

    —- z . Erjon .
    — Deshira juaj eshte vertet interesnte , e domosdoshme dhe me vlera shume planshe per ta bere Tiranen nje qytet super modern .
    –POR..por.. Ajo mund te behet vertete e tille . ne se ne te shumten e blloqeve [apo mini-lagjeve] do te prishen te pakten shumica ndertesave nga 1 – 5 kat , duke I zevendesuar me ndertesa te pakten nga 10 – 20 kat , me parkingje te nendheshme ose ne nedertime disa katshe. Vetem atehere mund te krijohen hapsirat e nevojshme per zgjerim e sistemim te hapsirave per rruget, parqet, lulishtet, kendet sportive etjer …etjer…………………..dhe per gjithecka qe do te donte infrastruktura e nendheshme dhe e mbidheshme…
    ………………. DUKESH CA SHUME SI I NXITUAR PER TA BERE KETE PUNE PER 4 VJET — ndofta do te duhe n minimalja NJE DEKADE PER TE BERE NJE PUNE VERTET MADHESHTORE, MONUMENTALE DHE JO LLAFE SA PER FUSHATE.
    ——- KJO PUNE [ une nuk jam specialist , po dashamires I nje pune te mire] DO TE KERKONTE SE PARI STUDIME KOMPLEKSE PER TE DALE PASTAJ TEK PJESORET [ blloqet , [minilaghet] . TE PAKTEN TE FILLONTE E TE REALIZOJE NJE TE KATERTEN E ATIJ PREMTIMI DO TE ISHTE MADHESHTORE DHE DO TTE MBETSHE SHUME I NDERUAR.
    —– NE kuadert te nje studimi komleks , duhen parashikuar edhe MBIKALIMET E NEN KOLIMET E GJATA , PARASHIKIMI I TRANVAJAVE ELEKTRIK, SISTEMIMI E SHFRUTEZIMI I LUMIT LANA PER TE BERE MBI TE NJE MBI KALIM GJATESOR [ ndofta me disa shkeputje] NGA SHKOZA DERI NE RIONAS E ME TEJ [e cila nund te kerkoje shum pak ose aspak cpronesime ] ETJ,,,,
    —- TE UROJME SUKSESE…!!!! ..Tomor Voda –NY- USA

  4. DETARI says:

    Genjeshtra e radhes.Ku eshte plan -kalendari,dhe kostua financiare per cdo projekt?O mashtrues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje