Erion Veliaj zbulon se si Voltana gënjeu KiE: Si u bindën vëzhguesit të vijnë në Shqipëri

26 Qershor 2019, 19:15Politika TEMA

Këshilli i Europës do të monitorojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit me vëzhguesit e vet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hodhi poshtë lajmet e përhapura nga opozita, ndërsa bëri të ditur se në komunikimin zyrtar që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Kongresit të Këshillit të Europës ka marrë konfirmimin e tyre se vëzhguesit do jenë të dielën në teren në Shqipëri për të monitoruar nga afër procesin e votimit.

Nga Dajti ku zhvilloi takimin e tij të radhës elektoral, Veliaj ka treguar se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kishte dezinformuar Kongresin e Autoriteteve Vendore për situatën në Shqipëri.

Por pas sqarimit zyrtar edhe si drejtuesi i përfaqësuesve të bashkive të Shqipërisë në këtë organizëm, Veliaj bëri të ditur se Kongresi i KiE do jetë në Shqipëri me vëzhguesit e vet të dielën për të monitoruar zgjedhje në Shqipëri.

“Ishte një organizatë, pra një nga 40 organizatat e cila thoshte që kemi marrë raportime për dhunë.

Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.

Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja. Çfarë ndodhi?

Duke qenë se pjesë e delegacionit që kryesoj unë në Kongresin e Këshillit të Evropës, pra në këtë trupë, brenda një institucioni që ka disa organizma kishin marrë gjithashtu informacion nga Voltana dhe kur marrin informacion nga bashkiakë të tjerë që thonë: Ne këtu ju presim me zjarr, ju presim me gurë, ju qëllojmë me fishekzjarrë, ata thanë, dy duar për një kokë, nëse kjo e çmenduara të vret, pse të shkojmë?

Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, tha Veliaj.

3 komente në “Erion Veliaj zbulon se si Voltana gënjeu KiE: Si u bindën vëzhguesit të vijnë në Shqipëri”

  1. Haha says:

    Pd meta kurva te vendit

  2. as kush nuk humbet nga e verteta says:

    Mire qe lali eri juaj vjedh ide, leke e prona por vidhka dhe komentet? Cti besh vesit! Botojinj te gjitha se askush nuk humbet nga e verteta.

  3. servet says:

    Me mashtrues se ty nuk besoj te kete ne bote.Ishe ti ai qe i the Brukselit se njerezit e Berishes kane marre me force gruan e Rroshit dhe e kane detyruar me force te deshtoje dhe pastaj e kane hedhur ne rruge prane shte pise se maskarait Ervin.Me e keqja eshte se as nuk u skuqe dhe as kerkove falje kur doli se ajo nuk ishte e fejuara e vinit dhe mbi te gjitha as nuk kishte qene shtatzene dhe ka shume mundesi qe e ke shoqeruar ti deri ne Kavaje.Qelbanik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje