Pas rrëzimit të dronit amerikan nga ushtria e Iranit, SHBA duket se nuk po gjen “qetësi”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në bazën e tyre ushtarake në Katar avionët më të mirë luftarakë që kanë në dispozicion, F-22, një lëvizje që bëhet për të “treguar muskujt” në Lindjen e Mesme.
Një deklaratë e Komandës Qendrore të Forcave Ajrore shpjegon se avionët mbërritën të enjten në bazën “Al Udeid”.
Edhe pse nuk jepet numri i avionëve të dërguar në Katar, mendohet se janë të paktën pesë.
“Avionët janë vendosur në Katar për herë të parë, për të mbrojtur forcat dhe interesat amerikane”, thuhet në deklaratë.
Vendimi u mor vetëm pak javë pasi Irani rrëzoi një dron amerikan në ngushticën e Hormuzit. (TemA)