KQZ, thirrje Voltana Ademit për të hapur qendrat e votimit

29 Qershor 2019, 19:10Politika TEMA

KQZ i ka bërë thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademit, që të bashkëpunojë, në mënyrë që të gjithë qendra e votimit të jenë të hapura për ditën  e nesërme.

KQZ me pas i bën me dije Ademit se bllokimi i qendrave të votimi është një vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.

“Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po  shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ. Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore. Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit.

Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që çdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë. Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së.

Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit”- deklaroi KQZ.

2 komente në “KQZ, thirrje Voltana Ademit për të hapur qendrat e votimit”

  1. Arjan says:

    KQZ ta arrestoj kete lavire politike dhe ta shohe ndeshjen ne maje te plepit.Ah PD si na le ne balte na mbaruan parate.Ka 3-4 vite qe militantet e zellshem qe ka kjo parti jane bere telef nga vajte-ardhjet ne Tirane me fugona dhe autobuse per te miren e demokracise ala berishiane.Kush ju jep te drejte ju o militante te te gjitha kraheve te punesoheni me pa te drejte ne kurriz te popullsise dhe Se sheshi takon per ulerritjet dhe sakrificat e medha qe keni bere keto 30 vjet duke na ngritur figura te pavlera deri sa na I beni dhe Zot dhe Ky zoti ua fut me shume sa te kete idiote Shqiptare qe per interesa vetjake shesin cdo gje veten tu rrjedhe uji ne tokat e tyre.Ndryshoni mentalitet nuk keni dale jashte Cfare behet Se vetem ketu ne Shqiperi te gjithe merren me politike ,punoni pak .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje