Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë

29 Qershor 2019, 22:00Ekonomia TEMA

Presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym – Jomart Tokayev ka vendosur të anullojë kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit.

Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.

Tokayev ka po ashtu ndërmend t’i japë fund programit qeveritar të shpëtimit bankar pasi në 10 vitet e fundit, falë këtij programi, Kazakistani është detyruar të paguajë 18 miliardë dollarë në mënyrë që të shpëtojë nga kolapsi disa banka.

Masat e premtuara parashikojnë që të çlirojnë nga borxhet rreth 3 milionë njerëz në Kazakistan, një vend me 18 milionë banorë.

Dekreti i publikuar të mërkurën që kaloi thekson se rreth 500 mijë njerëz nuk e paguajnë dot borxhin e tyre, në 86% të rasteve kreditë janë më pak se 2 650 dollarë.

Nisma e Tokayev ngjan me atë të ndërmarrë në Gjeorgji, ku qeveria që ka njoftuar anullimin e kredive për 600 mijë njerëz.

2 komente në “Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë”

  1. Garipi says:

    KETA JANE BURRA SHTETI JO SI KETA SHKERDHATAT TANE TE RILINDJES QE E KANE MENDJEN TI ZHVASIN ME SHUME DHE TI PIJNE GJAKUN FUKARENJVE. VETE DENDEN DUKE GRABIT PARET PUBLIKE, KURSE ME POLITIKAT QE BEJNE I ZHYSIN ME KREDI E BORXHE TAKSAPAGUESIT E GJORE QE NGA VARFERIA NUK KANE TE PAGUAJNE TAKSAT.

  2. Gjorgjo says:

    O garip po kta behen garip me gazin atq ne nji mut kemi atq..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje