VIDEO/ Krizat e forta, “gruaja e hekurt” e Europës flet për sëmundjen: Do të largohet së shpejti

29 Qershor 2019, 16:34Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehet për herë të parë sa i përket shëndeti të saj, pak ditë pas filmimeve që habitën gjithë botën, ku Merkel shihet duke u dridhur jashtë të zakonshmes.

Udhëheqësja gjermane foli në lidhje me këtë gjatë samitit G20, të zhvilluar ditën e sotme me liderët botëror. Ajo nuk mundi t’i shmangej dot pyetjes së gazetarëve, të cilët me të drejtë kanë kërkuar të dinë më shumë rreth shëndetit të saj.

“Jam mirë, jam e bindur që kjo që më ka ndodhur, siç ka ndodhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, tha Merkel.

“Gruaja e Hekurt” gjermane 64-vjeçare është parë dy herë brenda pak ditësh, gjatë dy ngjarjeve publike me kriza të forta dridhjesh.

Pas herës së parë, udhëheqësja gjermane deklaroi se ishte mirë dhe se kjo gjë ishte shkaktuar dehidratimi. Mirëpo, gjatë krizës së dytë të dridhjeve dikush nga stafi i ka ofruar një gotë me ujë, por kancelarja nuk e ka pranuar.

3 komente në “VIDEO/ Krizat e forta, “gruaja e hekurt” e Europës flet për sëmundjen: Do të largohet së shpejti”

  1. lajmsi says:

    A thua te kete gisht SALIU i Vjenes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Sherim sa me te shpejte znj-es se hekurt Europiane Merkel qe i eshte gjendur prane Shqiperise deri ne shpartallimin e plote te bandes BBKM!

  2. ¬ says:

    I vdiq nëna para disa muajsh. Kjo është mirë me shëndet dhe raciste me shtetet e varfëra.

  3. BK says:

    Mjeket e kane te qarte diagnozen.
    Per moshen qe ka, keto jane simptoma te menopauzes.
    Uji nuk hyn fare ne kete rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje