Bindja Demokratike ka denoncuar kandidatin e PS Elton Arbana.
Sipas kësaj force politike, ai po intimidon qytetarët në qendrat e votimit.
Ndër të tjera, Bindja Demokratike thekson:
“Në Bashkinë e Shijakut, kandidati i Partisë Socialiste, Elton Arbana, një prej protagonistëve kryesorë të përgjimeve të Bild nga ku rezultonte se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë më parë në vjedhje të zgjedhjeve dhe krime elektorale në zonën e Durrësit, sot në shoqërinë e deputetit të PS Ilir Ndraxhi, po hyjnë në çdo qendër votimi në Shijak duke u përpjekur të intimidojnë zgjedhësit.
I kujtojmë kandidatit të Partisë Socialiste në Shijak, se sipas përcaktimeve të kodit zgjedhor, kandidatët në garë nuk lejohen të jenë prezent në qendrat e votimit gjatë ditës së votimit, ndaj ai duhet të terhiqet menjëherë nga shkelja e ligjit zgjedhor. E ka këtë detyrim dyfish po të kemi parasysh se zotëria në fjalë është kontigjent për kryerjen e krimeve elektorale më parë.
Ky njeri sot duhet të ishte përpara drejtësisë për t’u hetuar për krimet elektorale të konsumuara prej tij në zgjedhjet e mëparshme dhe jo të mund të kandidonte personalisht në zgjedhje. Por “rilindja” e Edi Ramës e ka të pamundur të ndahet nga ky kontigjent dhe këto praktika, ndaj ka kandiduar në Shijak Elton Arbanën.
E sigurit është që jo vetëm Elton Arbana dhe të gjithë njerëzit e tjerë të “rilindjes” që kanë vjedhur më parë zgjedhjet në këtë vend, por edhe të gjithë ata që do të tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e sotshme, do të pergjigjen një ditë përpara drejtësisë”, shkruan Bindja Demokratike. (TemA)
Foli edhe jashtqitja berishiane.
C’ lind nga mace,gjuan minj !
Nese vrejtja asht e vertete.Personi duhet ndeshkue simbas ligjit.
Te nderhysh asht shkelje flagrante qe nuk ka ndershmeri zgjedhje,ligji te veproj.Aq ma teper sot ku gjendja paraqitet vetem me nji subjekt PPSH me falni PS.T’iu vije turp me keto nderhyrje.Njerez te paftyre e te pa karakter.
Mire, pike se pari varet se sa i vertete eshte ky informacion; se sot ai nuk ka interes te duket andej pari se do kishte 0 ndikim. Nese nuk e kupton rezulton te jete idiot dhe atehere ishalla nuk fiton!
Hahahahaha kolona e 5 e Saliut…kujton se njerezia jane budallenj….
Jasteqitja e pd vazhdon zakonin e vjeter dhe te poshter ate te shpifjes.