Eduart Nocaj: Shpresoj të jem fituesi, qytetarët e Lezhës do bëjnë zgjedhjen e duhur. Të protestosh është demokratike, por jo të djegësh shkollat

30 Qershor 2019, 13:43Politika TEMA

Kandidati për kryetar bashkie të Lezhës Eduart Nocaj deklaron se procesi zgjedhor po shkon pas asnjë anomali dhe problem.

Ndërkohë që shpreson për fitore Ndocaj i këshilloj qytetarët e Lezhës të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të shkojnë të votojnë kjo e fundit si një e drejtë kushtetuese.

“Unë mendoj se kjo ditë është siç është parashikuar, një ditë e qetë ku shqiptarët dolën të votonin të ardhmen e tyre.

Uroj të vijoj kështu, jam i bindur që do të vijoj kështu sepse nuk shikoj asnjë anomali dhe problem të paktën në rrethin e Lezhës.

Unë mendoj se shqiptarët dinë ta përqafojnë demokracinë dhe votën e lirë. Unë shpresoj që të jem fituesi por e di që qytetarët e Lezhës do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Të protestosh është demokratike dhe unë nuk e shikoj si anormale, ndërkohë që të dëmtosh shkollat unë nuk e quaj normale, sepse nuk mund të cënohet prona.

Unë i falenderoj të gjithë që kanë treguar qytetari, qytetarët e Lezhës kanë treguar që janë qytetarë të devotshëm.”- tha Eduar Ndocaj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje