"Më shumë vota në kuti", KQZ rrëzon PD-LSI: Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje

1 Korrik 2019, 12:18Politika TEMA

Zëdhënësja e KQZ reagoi pas lajmeve të publikuara në disa media si dhe akuzave të  PD dhe LSI se numri i votave të numëruara nuk korrespondonte me numrin që KQZ kishte dhen më herët.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ sqaroi se “ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit.

Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”.

Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar, por pa pretenduar saktësi absolute”. (TemA)

1 komente në ““Më shumë vota në kuti”, KQZ rrëzon PD-LSI: Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje”

  1. andi says:

    Po si e rrezon ore gazetar.Aro po dalin si kepurdhat ne cdo bashki me shifra qesharake.Jane 1000 ne regjister, por kane votuar 1500.Arithmetike e thjeshte.O zot par zotin e besoni dhe vete kete idotllek valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje