Nga Fatos Hoxha
Luli, unë prej 6 vitesh të kam kritikuar dhe në të njejtën kohë të kam kërkuar edhe të largohesh nga drejtimi i PD-së.
Sot kam reflektuar,kam ndryshuar mendim, kam kuptuar se kam gabuar. Prandaj sot dua të të bëj thirrje; Lul mos ik. Ti, nuk duhet të ikësh Lul, pasi ke bërë gjithçka që është e mundur për të arritur këtë rezultat historik për PD- në.
Fillimisht përzure dhe sikterrise të gjithë ata që ishin kritikë me qeverisjen e ” Babës”( ti e di mirë se për kë e kam fjalën pasi nuk guxoj t’ja përmend emrin). I përzure në unison edhe me miratimin e Titit, Jozit, Ritvanit, Mulit & Co dhe mirë ua bëre, sepse ishin shqetësim për ta dhe për “Babën”.
Ti përzure Titin, Jozin, Ritvanin, Majlinden, Benin e të tjerë thjesht sepse ata donin të të rrëzonin, dhe këtë duke e bërë jo vetë, por duke bindur “Babën”, se ti nuk bëheshe dot Lider. Pasi përzure dhe sikterrise nga PD gjithë historinë e saj, u qetësove plotësisht sepse” Baba” nuk do të kishte me kë të të zëvendësonte.
Ti je i shkathët Lul, dhe i zgjuar shto këtu dhe dinamizmin si dhe larpamësine që të karakterizon, ti e mbushe boshllëkun e krijuar nga mungesa e “Atyre”.
I mbushe forumet e Partisë me ish- themelues të PS, ish deputetë dhe ish zyrtarë të lartë të qeverisë Nano.
Në forumet drejtuese të Partisë mblodhe të gjithë ” qelbësirat”, që ju bashkuan Edi Ramës për të rrëzuar nga pushteti PD-në në vitin 2013.
Nuk përfundove me kaq por afrove dhe zyrtarë të lartë të qeverisjes Rama, që çfare nuk kishin gatuar në kurriz të demokratëve të thjeshtë. Shumë bëre për të rrëzuar Ramën nga Kryeministër, aq sa askush tjetër nuk mund ta mendonte. Bëre koalicion me LSI-në, pavarsisht se ishe betuar për të kundërtën.
Bëre koalicion me Dukën e “Krimit”, me PDIU-në, me dy prej tyre se, i treti, Ymeri i Dibrës nuk pranoi, I shkatërrove Partinë me katër anëtarë Bamirit, duke ja marrë dy copë në krah. Cfarë nuk bëre edhe për Tomën, protesa të fuqishme në rrugë për javë të tëra kur donte ta vriste Ilir Meta.
Toma u tregua i “Pabesë” me ty , iku me Edin duke bëre aleancë strategjike. Nuk dua të zgjatem me aksionet e fundit politike, që kulmoi me dorëzimin e mandateve. Të gjithë e përshëndetën veprimin, madje dhe ata që Ti i përzure nga partia, unë jo, se nuk e kuptoja…
Protestat e organizuara nga ty, qysh nga 16 Shkurti ishin nga më të fuqishmet pas vitit 1990. Kulmin e suksesit e arrite në diten e votimit, ku opozita e drejtuar prej teje arriti një fitore plebishitare, pavarësisht se i humbëm të gjitha bashkitë, 85% e shqiptarëve përqafuan kauzën e opozitës të drejtuar nga Ti.
Edi Rama është plagosur për vdekje!!! Prandaj, dua të të them mos dëgjo askënd që të thotë të largohesh, pasi jam i sigurt që ata nuk të kuptojne siç nuk të kisha kuptuar dhe unë.
Të lutem qëndro i fortë dhe mos u tundo. Kam vetëm një keshillë që dua të ta jap si mik i vjetër që njeh mirë këtë Parti. Do të ta jap në gjuhë të huaj që mos ta kuptojnë armiqtë e tu, brenda dhe jashtë Partisë ; Lul, keep close to your “Daddy”( you knoë ëho I’m talking about) and fuck all, everybody and everything else.
*Ish deputet i Partisë Demokratike
Briliante!
Na plasi trapi per PeDe-n ?
Per fat te keq Luli nuk sikterisi ate qe duhej te sikteriste: Berishen. po ta kishte bere vertet PD mund te ishte tjeterkund sot. Por Basha kaq e ka “takatin”.
Me spec ,po jo shume djeges .
Pse ja fusni kot, luli eshte bedel ne PD, ai ka vetem celesat e kashtes, dihet kush komandon
Shpresoj qe ky shkrim te jete ironik ndaj Bashes. Nqs jo, nuk e di cfare flet ky per 85%, kur PS ka marre te njejtat numra votash apo pak me teper se ne 2015 dhe 2017, qe do te thote se e ka mbeshtetjen e elektoratit te vet. 85% permbledh emigrantet te cilet nuk para votojne. Keta duhet te shkojne te marrin klasa per matematike.
Cfare do qe te bente a mos bente luli , nderkombetaret e amerikanet e kane paravendosur 8 vjet njeri e 8 vjet tjetri.Kush lejon ne Shqiperi te behen zgjedhje te parakohshme? Le te qelben qeverite nga skandalet le te bejne cdo lloj krimi politikanet ato per 8 vjet vidh e bej qejf e pasi ikin nuk u hyn ferre ne kembe nga pasardhesi.Perdhosin sistematikisht drejtesine nen reforma cudiberese dhe populli me kot pret drejtesise, ushqim, dinjitet.Ne do njeren nga keto te tria se te tria nuk ti jep kush, duhet qe qytetari tju lepije prapanicen politikaneve e pushtetareve dhe krte pune I kerkohet ta beje gjithmone e brez pas brezi.Kush refuzon duhet te largohet nga shqiperia ose do perfundoje kazaneve per buke.Kush pjerdh ketu per qytetar, ligj, te drejta njeriu, demokraci e humanizem. Dhe keshtu ka qene dhe dje por qe ti fatos nuk e hapje gojen.Parti shtet si 50 vjet, e per kete ke dhe ti merita. Partite private e qe sherbejne vetem nje grushti njerezish per te kapur ca karrike e ca leke e nuk perpiqen tju sherbejne gjithe qytetareve Jane fatkeqesi e pengese per zhvillimin e shqiperise e te ardhmen e secilit prej nesh.A votove dje , meqe ta fjala?
Po mire e ke shkruar z. Fatos, po a e kupton valle ironine dhe sarkazmen letermarrsi? Dyshoj shume! Nga fjalori i varfer qe perdore ky duket qe kontaktet me letersine i ka patur te kufizuara.
mos e mesoni keq qeni nuk e ha te zone..
Fatos, lum ne që e kemi këtë mazhordom në PD, i rrethuar nga këshilltarë të Merkelit.???Të lutem, sa është ora?
Pse i bini ne qafe ketij derdimeni.Berisha e ka vrare mendjen se kush ishte me i lehte per ta perdorur dhe kete zgjodhi se mbase me te tjeret mundet te kishte probleme.Ky sa i pazoti te drejtoje aq dhe servil dhe i neneshtruar eshte.E keqja e PD eshte vetem nje Berisha dhe sa kohe qe nuk kuptohet kjo gje PD do zvarritet dhe do perfundoje si partia e Mediut.
Ata teeth lulit nuk duan tja certefikojne rezultatin e shkelqyer qe mori ne 3o qershor se mos ju del jsshte kontrollit.Me sa duket po negociojne me ramen duke i falur mbushjen e kutive e problemet me rezultatet e duke i dhene kohe te beje proces verbale te sakta! Po bejne gati ndoshta draftvendimin e gjykates kushtetuese qe ish deputetet te behen deputete e te anullojne zghedhjet lokale sidomos ne veri e duke i dhene garanci lulit qe nr 2021 ti japin 71-73 mandate te sajuara e heterogjen e me vendimarrje te kushtezuar.Revolucionin populi perfitimet politika.Si gjithmone.Rama ik do kthehet “he more burre reflekto pak”. Po ti kishte duart e lira luli do bente shine me mire per popullin.
O Lul Dylberi o karagjozi sa I bukur dukesh sot. Duket se nuk terhiqesh prapa njelloj si komunistat e Hoxhes. Bravo trim i babit salih rahmazan pekmezit, Do shohim akoma dy gishtat qe I fut ne bithe perpjete si idiot, Do degjojme dhe hymnin e Shqiperise nga gryka tende qe qelbet ere mut.
Lul Basha po tregohet i zgjuar keta sharlatanet duan ta hedhin kunder amerikaneve qe te mbrojne parate e vjedhura qe nga politikanet deri te gazetaret medioker qe kane bere vila me pishina
Keta te shkretet edhe kur nisen qe te bejne kritika shurrosen nga frika qe tia permendin emrin atij qe shkaterron vend e parti. Edhe kur tentojne te kritikojne salen e bejne me shum terezi qe atij ti vije bute dhe mos te egersohet.
Stay closed to your daddy!
????