Përfundon numërimi: Erion Veliaj fiton sërish Tiranën, rikuperon edhe votat e LSI dhe të PDIU

2 Korrik 2019, 09:21Politika TEMA

Erion Veliaj është zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për katër vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e përgjithshme vendore të 30 qershorit, qytetarët e Tiranës i besuan kandidatit të koalicionit të majtë Erion Veliaj edhe një mandat të dytë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit për të vijuar punët e nisura dhe për projektet e parashikuara nga ekipi i tij.

Nga 919 kuti të numëruara Erion Veliaj ia arriti që të marrë 152 230 vota duke arritur që të fitojë edhe votat e ish aleatëve të PS që tashmë janë në opozitë.

Nëse në zgjedhjet e shkuara Veliaj arriti që t’i marrë këto vota bashkë me LSI dhe PDIU, tashmë i vetëm Veliaj arriti të marrë thuajse të njëjtin numër votash duke pësuar një rritje tepër të madhe si kandidat.

Rivali i tij në këtë garë Arben Skënderi që kandidonte për “Bindjen Demokratike” mundi të marrë 5.79 për qind të votave ose 9364 vota. Tashmë mbetet vetëm certifikimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

1 komente në “Përfundon numërimi: Erion Veliaj fiton sërish Tiranën, rikuperon edhe votat e LSI dhe të PDIU”

  1. lagja.brrakes says:

    Popo u bo Lale Kros Lali Eri. Ani pse e pame te gjith qe dhe administrata e cume me zor e pshtyu ne surrat gjith rilindjen me gjith lal fikun. Thoni Lal Fikut te mori i gjethe te ai fiku e te mulohet.
    Se ka dal cullak ma keq se shefi vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje