Marrëveshje mes Coutinho dhe PSG në opreacionin e rikthimit të Neymar tek Barcelona!
Ky është titulli kryesor i gazetës katalane “Sport” në numrin e sotëm.
Për të bërë të mundur kthimin e “yllit” brazilian në “Camp Nou”, klubi “blugrana” duhet të privohet nga një tjetër futbollist që luan te “Seleçao”, por që nuk ka mundur të shkëlqejë në sezonin e fundit me Barcelonën.
“Sport” shkruan se Coutinho i pranon kushtet ekonomike të kampionëve të Francës e tashmë pret vetëm arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve.
PSG mund të kërkojë si pjesë të marrëveshjes përfshirjen e një tjetër futbollisti të ekipit katalan, Ivan Rakitic.
Leonardo, drejtori i ri sportiv i PSG-së, mësohet se po ndikon që marrëveshja të arrihet, sigurisht duke bërë të mundur përforcimin e ekipet francez me elementë shumë cilësorë të Barcelonës.