Ish-lojtari i Brazilit Ze Roberto kërkon nga bashkëkombësi i tij Neymar të përqendrohet më shumë te futbolli.
“Neymar duhet të bëjë një ndryshim të madh në kokën e tij,” shprehet 45-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij ndër të tjera ka luajtur te Leverkusen dhe Bayern Munich, për gjermanen Suddeutsche Zeitung.
“Neymar kështu si e ka nisur do ta humbë momentin për të qenë më i miri në botë, një shans që e ka për shkak të talentit të madh që zotëron,” vijon Ze Roberto.
“Dëmtimet që ka pasur nuk e kanë ndihmuar, por edhe mendërisht nuk është 100% i përqendruar te futbolli. Do të vijë momenti që do t’i ikë dëshira për të luajtur.
Neymar të luajë deri 43 vjeç si unë? Jam i sigurt që nuk ka për të ndodhur. Nëse ai vazhdon kështu, ai nuk do të luajë më kur të shkojë 30 vjeç.”