Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në tokën sllovene pas dy humbjesh në ndeshje miqësore, ku këtë radhë, të kuqtë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 polakët e Krakovias.
Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që në të dytën, ka qenë braziliani Lukas Kardoso ai që ka shënuar golin e fitore.
Me këtë fitore në miqësoren e tretë, Partizani i ka dhënë fund fazës përgatitore në tokën sllovene dhe tashmë do të kthehet në Shqipëri, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen që ka ndaj Karabakut në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket formacionit, trajneri Lerda ka bërë ndryshime me Trashin që është lënë në stol dhe vendin e tij e ka zënë shkodrani Esin Hakaj. Sakaq, në qendër të mbrojtjes është vendosur Bitri, ndërkohë që i është besuar sërish Kotes, zbulim i Gegës ky i fundit. Në sulm qëndron treshja Kordeiro, Çinari, Asani.
Krakiova-Partizani 0-1
Shënues: 74’Kardoso
Formacioni:
Hoxha, Hakaj, Bitri, Belica, Ibrahimi, Kote, Hila, Telushi, Kordeiro, Asani, Çinari.
Trajner. Franko Lerda.